Gjoba e KQZ për tre femrat e LSI në krye të listës, Luan Rama për “standard”: Ja pse ja vlen ta paguash

0
465

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëkohësisht kreu i grupit parlamentar i kësaj partie Luan Rama reagoi për “standard” lidhur me mundësinë e gjobitjes me 1 milionë lekë të reja të kësaj force politike për shkak se sipas KQZ-së nuk ka respektuar kodin zgjedhor në ndarjen burrë-grua në rënditjen në listat e kandidatëve për deputetë.

 

Çudia e KQZ-së u zbardh sot ekskluzivisht nga “standard.al”, ku pritet që institucioni kryesor i zgjedhjeve në vend të gjobisë LSI-në për shkak se në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës janë vendosur tre emra femrash. Ndonëse ky institucion ka bërë thirrje për vite me rradhë për përfshirjen e sa më shumë femrave në listë, duke kërkuar zhdukjen e dsikriminimit të thellë që ekzistonte me listat e kandidatëve për deputetë në Shqipëri, tanimë KQZ duket se ka vendosur të “mbrojë burrat”.

 

Luan Rama i pyetur nga standard  për gjobën e KQZ-së ndaj LSI tha se,:“Paradoks i ligjit! Po është një gjobë që ja vlen ta paguash për shkak të mesazhit që përcjell  dhe vlerës që përfaqëson lista e LSI-së në qarkun e Tiranës”

 

Shkrimi i mëparshëm ekskluziv i standard: http://www.standard.al/2017/05/01/ekskluzive-cudia-kqz-do-te-gjobise-me-1-milione-lek-te-reja-lsi-pse-ka-3-femra-ne-krye-te-tiranes/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here