Tjetër skandal, ish-shefi i Antidrogës i Tahirit në Vlorë arrestohet në Itali me 5 ton kanabis

0
1374

Policia e Shqipërisë është përfshirë në një tjetër skandal, pasi sekuestrimi i 5 ton kanabis në Itali, ditën e sotme, dhe arrestimi i 25 personave, ka nxjerrë në pah lidhjet e krimit të organizuar me kupolën drejtuese të uniformave blu.

Mediat italiane raportojnë se në prangat e policisë kanë rënë 10 shqiptarë dhe midis tyre është edhe Adrian Liçaj, 51 vjeç, nga Vlora. Adrian Liçaj ka mbajtur deri pak kohë më parë postin e shefit të Antidrogës në Policinë e Vlorës.

Liçaj dyshohet si i përfshirë në rrjetin e trafikut të kanabisit nga Shqipëria për në Itali. Ai ka mbajtur postin e lartë në Policinë e Shtetit gjatë kohës që ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

Arrestimi i Adrian Liçajt në Itali ndodh në një kohë kur tre ish-drejtues të tjetër të policisë shqiptare vijojnë të jenë në kërkim. Jaeld Cela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode, të akuzuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda per përfshirje ne trafikun e drogës, ndodhen prej disa muajsh në arrati.

Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë së Vlorës, është liruar nga detyra dhe i nxjerrë në dispozicion që prej muajit prill 2017. Ai dyshohet për “kultivim të bimëve narkotike” dhe “trafikim të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal.

Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit maj 2017; i dyshuar për të njëjtat vepra penale.

Vendimi i Gjykatës në mungesë për masën e sigurisë “arrest në burg” është nxjerrë për Sokol Boden, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi. Ai është pezulluar nga detyra në 25 Tetor 2017, si i dyshuar për trafik droge dhe krijim të grupit kriminal.

Të tre këta ish-oficer dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të bandës së Habilajve, me të cilët dyshohet se ka bashkëpunuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here