“Shpellarë”. ‘Deklarata fyese dhe raciste’/ Provokon Veliaj: Protestuesit “të ardhur”…

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj vendos etiketa të tilla fyese dhe raciste, ndaj protestuesve.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka postuar disa fotografi, nga dëmet që ka lënë protesta e zhvilluar nga opozita. Veliaj, i quan protestuesit “të ardhur” që bëjnë “bullizëm primitiv”, të cilin qytetarët e Tiranës nuk e pranojnë.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj vendos etiketa të tilla fyese dhe raciste, ndaj protestuesve. Një gjë të tillë ai e ka bërë edhe me protestuesit e Astirit të cilët i quajti, “shpellarë”. Megjithatë, këtë etiketim e tërhoqi mbrapsht duke thënë se e kishte për eksponentët e Partisë Demokratike, madje pas publikimit të aferës korruptive me Unazën e Re, heshti dhe nuk foli më për atë projekt.

“Une nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune, por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitiv. Do pastrohet e meremetohet në kohë rekord sot, që nesër të jetë gati për Ditën e Verës e për gjithë qytetarët e vërtetë”, shkruan Veliaj.

“Shpellarë”. ‘Deklarata fyese dhe raciste’/ Provokon Veliaj: Protestuesit “të ardhur”…

Video/“Si e qëlloni nuk ju vjen zor”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko