Pushteti që ka sot në dorë vendin, lokal dhe qëndror nuk po ndalen nga shkatërrimet. Edhe gazeta “standard” ka publikuar disa foto nga shtëpitë pothuaj 100 vjeçare në kryeqyteti të lëna qëllimisht drejt degradimit, ku i fundit rast ishte vila Pustina e shembur e fshirë përfundimisht nga historia, me arkitekturë unike. Në një deklaratë të djeshme, Aleanca ka reaguar duke tërhequr vëmendjen se Tirana përditë e më shumë po bëhet e pajetueshme si pasojë e ndërtimeve të shumta që po redukton hapësirat publike, dhe zonat e mbrojtura që për fat të keq u takojnë dhe zonave historike. Plani rregullues i miratuar më 2017 jo vetëm nuk ka rregulluar ubranistikën por e ka shkatërruar atë.
Nuk ka shoqatë dhe organizatë joqeveritare që si në raste të rralla po ngrenë zërin për katastrofën urbane që po ndodh në Shqipëri. Para pak ditësh Shoqata e Arkitektëve, si dhe Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë kanë lëshuar alarmin se si rrënohen në kryeqytet zona muzeale e historike, vila të klasifikuara me rëndësi historike, madje dhe monumente që i përkasin kategorisë së parë e të dytë…Por, pushteti që ka sot në dorë vendin, lokal dhe qëndror nuk po ndalen nga shkatërrimet. Edhe gazeta “standard” ka publikuar disa foto nga shtëpitë pothuaj 100 vjeçare në kryeqyteti të lëna qëllimisht drejt degradimit, ku i fundit rast ishte vila Pustina e shembur e fshirë përfundimisht nga historia, me arkitekturë unike.
Në krah të këtyre zërave ka reaguar edhe Aleanca për Mbrotjen e Teatrit, e cila ka zhvendosur fokusin e saj, tashme, dhe në detyrime morale në mbrotje të zonave historike, e raste të vilave unike. Pas shembjes së Teatrit dhuna politike mbi godinat historike është bërë e pashmangshme dhe në anasjelltas të pafuqishme janë të gjitha lëvizjet për ta ndalur këtë frenetizëm të pushtetit. Kështu në një deklaratë të djeshme, Aleanca ka reaguar duke tërhequr vëmendjen se Tirana përditë e më shumë po bëhet e pajetueshme si pasojë e ndërtimeve të shumta që po redukton hapësirat publike, dhe zonat e mbrojtura që për fat të keq u takojnë dhe zonave historike. Plani rregullues i miratuar më 2017 jo vetëm nuk ka rregulluar ubranistikën por e ka shkatërruar atë. Ja deklarata e plotë e Aleancës, çfarë po ndodh me hapësirat publike në Tiranë dhe me zonat historike:
“Tirana përditë dhe më shumë po bëhet e pajetueshme si pasojë e ndërtimeve të shumta të cilat reduktojnë hapsirat publike, parqet, zonat e mbrojtura dhe për fat të keq edhe zonën historike.
Miratimi i Planit të Përgjithshëm Vendor në 14 prill të 2017 jo vetëm nuk ka rregulluar urbanistikën e qytetit, por është bër shkaktar i shkatërrimit të saj. Mjafton të shihet koeficienti i hapsirës së përbashkët për banor për të kuptuar që ndërtimi duhet të ndalet.
Tirana nga një qytet me intesitet prej 12 m2 për banor para viteve 90-të, ka shkuar në 3 m2 për banor. Parametrat urbanistikë të planifikimit përcaktojnë që shkalla e intesitetit duhet të jetëj 6-7 m2 për banor në mënyrë që të sigurohet cilësia e jetesës.
Përtej kësaj, teza e “E drejta e individit për të zhvilluar pronën”, e cila propagandohet rëndom nga pushteti vendor është e paqëndrueshme abuzive dhe kriminale. Planifikimi urban është një bashkësi rregullash dhe kriteresh të cilat kushtëzojnë të drejtat e individit në raport me bashkëjetesën e përbashkët shoqërore. Gjithashtu është abuziv po vetë Plani i Përgjithëm Vendor i miratuar, që nuk përmbush kriteret e një plani zhvillimor të qartë dhe iu lë hapsira të pavarura planeve të pjeshme vendore. Ajo që është shqetësuese dhe e parikthyesshme është shkatërimi i zonave të mbrojtura, të gjelbëra dhe historike dhe më keq akoma e objekteve me vlerë të shpallura monument kulture.Shkatërrimi i këtyre objekteve me vlerë është humbja më e madhe, është një humje e pazëvndësueshme dhe që duhet ndalur.
Në planin e miratuar një nga pikat kryesore lidhet dhe me trashëgiminë.
-RUAJTJA E ARKITEKTURËS SË SHEKULLIT TË XX. Njohja e objekteve me vlerë historike të viteve 1900 e cila dëshmonë vlerat tona të përbashkëta, që duhet respektuar dhe ti jepet vlerë. Realiteti është komplet ndryshe. Zona historike është reduktuar dhe shkatërruar dhe monumentet e kulturës po zëvendësohen çdo ditë me pallate shumëkatshe.
Mbi 15 vila me status Monument Kulture kat.l dhe 50 vila kat.ll. janë shembur që nga viti 2015 në qytetin tonë. Përgjegjës është Instituti i Trashëgimisë Kulturore Kombëtare apo siç quhej më parë Instituti i Monumenteve dhe bashkia Tiranë.Me bashkëpunim kriminal dhe të jashtë ligjshëm kanë dhën leje ndërtimi duke iu hequr fillimisht statusin Monument Kulture. Ligji i përcakton qartë mardhëniet midis pronarve dhe institusionit që i ka në mbrojtje. Njëkohësisht pushteti vendor i ka të gjitha mundësit dhe fondet për të restauruar apo rijetëzuar këto objekte, mjafton të përmendim taksën e infrastukturës së rritur ku një përqindje e saj të shkonte në këtë drejtim si një e drejtë që mban balancat dhe rregullon tregun midis pronarëve që zhvillojnë pronën dhe atyre që nuk e kan këtë mundësi për ta zhvilluar për shkak të statusit Monument kulture. Apo dhe fondet prej 50% që jep bashkia për ndërhyrjet në rifiniturë të objekteve kolektive(pallateve të vjetra).
Qasja kriminale ndaj trashëgimisë kulturore duhet ndalur dhe shkaktarët e shkatërrimit të saj duhet të përgjigjen përpara ligjit. Qytetarët përditë e më shumë po ngrejnë zërin dhe janë të ndjeshëm ndaj kësaj masakre, por kjo nuk mjafton. Janë institucionet përgjegjëse të cilat janë vënë në shërbim të shkatërrimit, gjë e cila duhet të ndryshojë.
Forcimi i zërit të qytetarit institucioneve dhe ligjit janë mjetet dhe rruga e duhur për ruajtjen e trashëgimisë dhe vlerave tona të përbashkëta. Rikthimi tek vlerat është kusht i domosdoshëm për të gjetur vetveten si shoqëri për të rifituar dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar.”