Nga Aurenc Bebja
Francë – 4 Shkurt 2020
Shqipëri
Kabineti Frashëri (Mehdi) ndërmerr një seri reformash
Na telegrafojnë nga Tirana :
“Kabineti Frashëri, i përbërë nga të rinj, kryesisht nëpunës civilë, apartiakë, do të përqëndrohet në veçanti në paqëtimin e brendshëm.
Kështu për sa i përket administratës, z. Frashëri, ish-presidenti i Këshillit të Shtetit (kujtojmë se ai kryesoi hartimin e Kodit Civil shqiptar), mori një seri masash në lidhje me riorganizimin administrativ të mbretërisë. Tashmë është projektuar një rishikim i plotë i ligjeve për rekrutimin e nëpunësve civilë : kandidatët, burra dhe gra, të të gjitha shtresave sociale, do të mund të marrin pjesë në konkurset për postet shtetërore.
Për më tepër, z. Frashëri ndihmohet në detyrën e tij të vështirë nga ish-ministri shqiptar në Londër, z. Fuat Asllani, i cili mban portofolin e punëve të jashtme. Aktiviteti i ministrisë së re e ka bërë tashmë atë të vlerësohet në qarqet politike shqiptare. Aq më tepër, ai vlerësohet nga rinia shqiptare.”
(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/riorganizimi-i-administrates-ne-kohen-e-mbretit-zog-1935-revolucion-per-nepunesin-civil/.