Përurohet shtatorja e Wilsonit në Tiranë

0
1094

Figura e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson është nderuar ditën e djeshme me një shtatore në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit, që mbante që më parë edhe emrin e tij. Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për të gjithë presidentët amerikanë që kanë ndikuar për çështjet e Shqipërisë dhe Kosovës, sigurisht edhe për Presidentin Wilson, një nga njerëzit më të rëndësishëm që kontribuuan në ruajtjen e territoreve të Shqipërisë së pavarur. “Sot ne përurojmë së bashku shtatoren e Presidentit Wilson, Presidentit shpëtimtar të Shqipërisë së pavarur, burrit të madh, për të cilën siç do të thoshte Fan Noli do ta quante një lis të madh, në të cilin kombet e vogla kanë ndërtuar foletë e lirisë”, – tha Berisha. Ky i fundit u shpreh se me vendosjen e kësaj shtatoreje, nderohet ëndrra e të gjithë atyre burrave, grave dhe asaj gjenerate, të cilët në një moment kritik për veprën e tyre, pavarësinë e vendit, gjetën një mbështetje shpëtimtare nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson. “Që nga ajo kohë dhe në dekada, kjo shtatore që kemi sot këtu kaq e bukur, ka qenë e gdhendur në zemrat e mijëra e mijëra, miliona shqiptarëve, në kujtesën e tyre, në mirënjohjen e tyre, ndaj dhe ne po realizojmë një detyrim madhor, ndaj të gjithë shqiptarëve atdhetar dhe patriotë”, – tha Kryeministri. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishte i pranishëm edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ministra të ndryshëm dhe ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, i cili çmoi vlerësimin. “Një komb mirënjohës ju falënderon për atë çka keni bërë. Nga thellësia e zemrës sime, shumë faleminderit! Në 100 vite kemi qenë me ju dhe do të jemi përsëri me ju”, – tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency