Emma Stone ka një video me pullë të kuqe në të kaluarën e saj. Aktorja e re hollivudiane e ka bërë filmimin kur ende nuk ishte e famshme dhe sipas ‘RadarOnline’, kjo video e protagonistes së ‘Crazy Stupid Love’ është bërë para se ajo të lidhej me partnerin aktual, aktorin Andrew Garfield. Një burim tha për ‘RadarOnline’: “Emma ka një video ku shihet duke kryer marrëdhënie seksuale. E ka bërë këtë video shumë kohë më parë, kur ende nuk njihej në industrinë kinematografike. Ishte e re dhe me shumë mundësi ka menduar që askush nuk do e zbulonte këtë video”. Gjithsesi, 24-vjeçarja duhet të qëndrojë e qetë për momentin sepse askush nuk e ka blerë këtë video. “Videoja është në duart e personit me të cilin ajo e ka bërë, por kjo nuk do të thotë se është i garantuar ky sekret. Mundet që një ditë të bukur pamjet të publikohen diku”. Burimi shton se Emma nuk do të ishte aspak e lumtur nëse do ta pësonte si Kim Kardashian apo Paris Hilton, të cilat janë bërë të famshme më shumë prej videove të tyre pornografike që janë publikuar nga ish-partnerët.