Përballë kërcënimit të krizës së Eurozonës, Kryeministri Sali Berisha theksoi se duhet bërë gjithçka për të ruajtur rritjen ekonomike. Deklaratën kreu i kabinetit qeveritar e bëri gjatë një forumi me biznesmenë maqedonas, me praninë edhe të kryeministrit Nikolla Gruevskin nën tematikën për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Berisha ndër të tjera theksoi se krijimi i një tregu të përbashkët do të bëjë më imune të dy vendet përballë pasojave të krizës, që sipas tij duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë. “Duke krijuar këtë mjedis të përbashkët do ta përballojmë me sukses pasoja e krizës, duke nxjerrë leksione nga shkaqet e krizës kemi mundësi të bëhemi një lloj Azie në rajonin perëndimor të Ballkanit”, – theksoi ai. Ndërkaq Kryeministri tha se së bashku me homologun maqedonas ranë dakord për zgjerimin e të gjitha lidhjeve infrastrukturore, duke shtuar këtu edhe mundësinë për krijimin e një linje hekurudhore, po ashtu edhe shqyrtimin për një linjë energjetike Shqipëri-Maqedoni.