Ishte folur se edicioni i tretë i reality-show “Vip Shpija 3” do të kishte elemente dhe personazhe interesante në mënyrë që të fitonte një shikueshmëri të madhe. Por, e vërteta është se askush nuk po diskuton për të dhe në një kanal televiziv jo shumë të ndjekur, ka bërë që edhe këtë herë “Vip Shpija 3” të mos ketë ndonjë interes. Personazhet që ndoshta është dashur të ndiqen më shumë dolën menjëherë nga kjo garë, ndërsa aty kanë mbetur vetëm disa personazhe VIP, ndoshta të dorës së dytë, që fansat e tyre mund të jenë të paktë për t’i ndjekur. E vetmja që komentohet është prezantuesja Albana Osmani, e cila del vetëm gjatë spektaklit. Duke bërë një krahasim me interesin e “Big Brother Albania”, ku personazhet mundohen të bëhen VIP-a, realiteti tregon se interesimi i shikuesve është tepër më i madh për “BB” se sa për “Vip Shpija”.