PS, Çuçi: Ministria e Brendshme po shkel ligjin

0
163

Partia Socialiste akuzoi dje ministrinë e Brendshme se po shkel ligjin duke mos adresuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve informacionin mbi lëvizjet demografike në vend, posaçërisht për qarkun e Kukësit, ku sipas socialistëve, ka një shtim të pajustifikuar të popullsisë. “Ne kërkojmë transparencë për të na thënë informacionin e duhur që kush ka lëvizur; kush janë praktikat e shtetasve sipas vendimeve të qeverisë; mirëpo na mohohet edhe ky informacion. Pra, dhe e drejta kushtetuese e çdo anëtari të KQZ-së, por qoftë dhe e çdo deputeti, por qoftë dhe e çdo shtetasi për informim është mohuar në këtë rast në mënyrë flagrante”, – tha Bledar Çuçi, eksperti i PS-së për çështjet zgjedhore. Më tej, ai shtoi se pa të dhënat e ministrisë, PS nuk ka mundur të hetojë më tej, në njësitë ku ajo ka dyshime për rritjen e numrit të banorëve.”Pa marrë këtë informacion ne nuk mund të hetojmë më tepër sepse nuk mund të shkojmë të trokasim te zyra e gjendjes civile e të hyjmë me dhunë në Komunën Topojan p.sh.”, – u shpreh Çuçi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency