Nënë Tereza nderohet në katedralen Westminster Abbey në Londër

0
179

Takimi përkujtimor nga fondacioni kulturor “Nënë Tereza” dhe Lordi Watson Nënë Tereza nderohet në katedralen Westminster Abbey në Londër. Takimi përkujtimor u organizua në vazhdën e aktiviteteve për të transmetuar e promovuar vlerat e shenjtores shqiptare nga fondacioni kulturor “Nënë Tereza“ në bashkëpunim me Lordin Watson të Rchmondit. “Nënë Tereza është cilësuar si njeriu që bëri profesion dashurinë, ishte Shenjtorja e kohërave moderne. Ajo shpesh thoshte: “Më mirë ndiz një qiri se sa të mallkosh errësirën”. Nënë Tereza është shqiptare. Ajo lindi dhe u rrit në një familje shqiptare në Ballkanin e trazuar të fillimit të shekullit 19-të. Nënë Tereza i përket kulturës, traditave e virtyteve shqiptare, ajo u rrit e u edukua nga familja e saj me mikpritjen ndaj miqve, me kulturën e ndihmës për ata që kanë nevojë, me ndjenjën e sakrificës për njerëzit”. Për Lordin Watson të Richmondit Nënë Tereza na bëri të shohim njerëzimin në një tjetër mënyrë. “Këtu në muzeun e katedrales Westminster Abbey, jemi të rrethuar nga kujtimet e burrave dhe grave të famshme, të cilët i shërbyen këtij vendi gjithashtu, si Mbretëresha Elizabeth e Parë dhe Admirali Nelson. Nënë Tereza i shërbeu botës duke parë tek çdo qenie njerëzore fytyrën e Zotit pa marrë parasysh sa të varfër, të sëmurë apo të lënduar ishin. Ajo kishte gjak shqiptar dhe i ka shërbyer atij vendi, jo duke punuar për të, por duke na mundësuar neve ta shohim njerëzimin në një mënyrë tjetër. Ndihem i privilegjuar që jam përfshirë në këtë ekspozitë përkujtimore dhe mirënjohje për të gjithë ata që bënë të mundur këtë”. Fondacioni kulturor “Nënë Tereza” u dhuroi të ftuarve në këtë aktivitet albumin “Nënë Tereza”.