Rama: Heqja e taksës së biznesit të vogël të përfshihet në buxhetin e 2013-ës

0
148

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kërkuar dje nga mazhoranca qeverisëse që të pranojë propozimin e socialistëve për të hequr taksën e biznesit të vogël, duke e parashikuar këtë në buxhetin e vitit të ardhshëm, që është duke u diskutuar aktualisht në Parlament. Në takimin me tregtarë e vegjël në zonën e njësisë bashkiake nr. 1 në kryeqytet, ku Rama shoqërohej kryetarja e kësaj njësie, Lindita Nikolli, dhe sekretari i programit “Për një rilindje shqiptare”, Ilir Beqja, kryesocialisti theksoi se Partia Socialiste është e vendosur që me ardhjen në pushtet të heqë taksën e biznesit të vogël. “Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël. Ne mendojmë që duhet hequr urgjentisht. Kemi bërë thirrje disa herë dhe do vazhdojmë të bëjmë thirrje që me buxhetin e vitit të ardhshëm, që po kalon në parlament qeveria ta heqë. Duhet hequr menjëherë edhe për të lehtësuar barrën për festat që janë përpara, sepse gjendja është skandaloze dhe realisht rrëqethëse për një pjesë të madhe familjesh edhe në qytet, lerë më pastaj në fshat. Por, akoma më e qartë është tek biznesi i vogël, tek dyqanet e ushqimeve që po e vuajnë shumë, shumë, shumë barrën e borxheve dhe rënia e fuqisë blerëse po i mbyt. Ju e dini vetë këtë gjë. Kështu që ne mendojmë që duhet hequr urgjentisht taksa e biznesit të vogël. Është një angazhim i yni, por kjo nuk ka lidhje me politikën. Kjo ka lidhje me bukën e gojës dhe me mbijetesën e një pjese shumë të madhe të biznesit të vogël, që praktikisht po asfiksohet dhe për më tepër pastaj që në Tiranë edhe në disa zona të tjera janë rritur ndjeshëm taksat”, – u shpreh Rama në takimin me tregtarët e vegjël që ushtrojnë aktivitetin e tyre në njësinë bashkiake nr. 1.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency