Takimi Berisha-Ryerson: Shpresë se opozita do të heqë dorë nga bllokimi

0
167

Kryeministri Berisha priti dje në një takim të veçantë ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, William E. Ryerson, i cili ndodhet në Shqipëri me ftesë të Kryeministrit për të marrë pjesë në festimet e 100-vjetorit. Kryeministri i shprehu mirënjohjen ish-ambasadorit amerikan në vend për kontributin që ka dhënë për Shqipërinë në momente kyçe të demokracisë të Shqipërisë dhe e cilësoi atë si një mik të veçantë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më tej, kreu i qeverisë i bëri një ekspoze ambasadorit Ryerson për reformat shumëplanëshe që ka ndërmarrë qeveria shqiptare si ato në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, hidroenergjetikë, bujqësi, teknologji informacioni etj. Kryeministri theksoi se falë reformave dhe investimeve vendi nuk ka rënë në recesion duke vazhduar të mbajë rritjen ekonomike. Në këtë kontekst, Berisha falënderoi Shtetet e Bashkuara për rolin primar në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe e siguroi Ryerson se objektivi i ardhshëm i qeverisë shqiptare është anëtarësimi në BE. Ndërsa Ryerson shprehu veçanërisht kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe besimin për progresin e saj në procesin e integrimit evropian. Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha siguroi ish-ambasadorin e SHBA-ve se “zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira e të ndershme dhe shprehu shpresën se opozita e udhëhequr nga zoti Rama do të heqë dorë nga bllokimi i procesit të integrimit duke i votuar tre ligjet e kërkuara nga Komisioni Evropian, si dhe do të marrë pjesë me vullnet të mirë politik në zgjedhjet e vitit 2013”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency