Gabimi që fshihet pas potereve në Egjipt

0
221

Steven A. Cook

“Foreign Affairs”

Edhe një herë tjetër, egjiptianët janë vërsulur nëpër rrugë. Por këto demonstrata janë shumë ndryshe nga ato të janarit dhe shkurtit të vitit 2011, kur njerëzit e çdo besimi, klase apo linje politike u bashkuan për të hedhur poshtë diktatorin. Në të vërtetë, triumfi i Egjiptit për bashkimin kombëtar është kthyer në një rrugë pa krye për interesa të ngushta.

Demonstruesit rrethuan oborrin e Gjykatës Kushtetuese jo për të mbrojtur institucionin e shenjtë, por për ta bllokuar atë njëherë e mirë.

Ka nisur një debat i nxehtë, kësisoj. Në Egjipt rezultati ka qenë mungesa e stabilitetit.

Ka disa shpjegime për turbullirat që po ndodhin në Egjipt. Disa shprehen se vendimet e marra nga Këshilli i Lartë i Forcave të Armatosura që nga shkurti e marsi i vitit 2011, duke përfshirë edhe koordinimin e ndryshimit dhe parimet që e drejtojnë, shpjegojnë angazhimin e tanishëm.

Këta kritikë argumentojnë për mungesën e rregullave, sistemit dhe ligjit që e la vendin të cenueshëm ndaj tekave të gjeneralëve të paaftë dhe më pas erdhën islamikët autoritarë.

Liberalët egjiptianë dhe revolucionarët laikë, ndërkaq, i frikësohen ideologjisë islame të Presidentit Morsi, liderit të Vëllazërisë Myslimane.

Drafti konstitucional i miratuar së fundmi në Egjipt, që përfshin një interpretim të veçantë të ligjit islamik dhe një garë masive të sponsorizuar nga Vëllazëria Myslimane të shtunën e kaluar për të “ruajtur sherian” nga kundërshtarët e kodit të ri vetëm sa e shtoi edhe më shumë frikën.

Në këto shpjegime ka edhe të vërteta. Pa dyshim, do të ishte më e lehtë të konsolidohej një rend i ri politik, nëse Këshilli i Lartë i Forcave të Armatosura do të arrinte të sillte një ndryshim më të arsyeshëm, nëse zyrtarët nuk do ta shpërndanin Asamblenë Popullore apo nëse drafti i ligjit për tokën do të ishte më gjithëpërfshirës.

Por bllokimi që vjen nga politika e Egjiptit është shumë më i thellë. Vendimet e Morsit muajin që shkoi për të rritur pushtetin e tij dhe për të njohur legjitimitetin e miliona egjiptianëve do të bëhen së shpejti të ditura për egjiptianët.

Vëllazëria, ashtu si Zyrtarët e Lirë që erdhën në pushtet më 1952 dhe futën në skenën politike Gamal Abdel Nasser, Anwar Sadat dhe Mubarak, janë ata që antropologu James Scott i quajti “modernistët e lartë”. Modernizmi i lartë, që përcakton një shpërblim për dijen shkencore dhe elitën me aftësi të veçanta, është një autoritet i qenësishëm.

Mund të duket si një projekt i habitshëm për Vëllazërinë, duke qenë se shumica e zbatuesve mendojnë se është një lëvizje fetare.

Por, në fakt, grupi ka përdorur fenë për të avancuar disi axhendën politike. Sugjerimi se liderët e organizatës janë diletantë, kur përmenden islamikët ky quhet një zmadhim, por pjesa më e madhe e tyre janë mjekë të shquar, juristë, farmacistë dhe inxhinierë. Ata mendojnë se janë avangardë, të cilët janë kualifikuar për të rindërtuar Egjiptin dhe për të kuptuar më së miri çështjen e modernizimit.

Përveç kësaj, ata mendojnë se njerëzit u besojnë atyre dhe ata kanë përgjegjshmërinë e duhur për të marrë përsipër zgjedhjet e lira nga fundi i vitit 2011 dhe 2012.

Me Vëllazërinë që kontrollon Asamblenë Popullore, Këshilli Shura, Asambleja Konstitucionale dhe Presidencën, kjo avangardë mendon se duhet zgjedhur një shteg për Egjiptin brenda këshillave të organizatës së vet.

Nuk ka më nevojë për konsensus apo për bisedime të mëtejshme, që kur vendimi i Morsit në gusht i preu kokën institucionit të sigurisë kombëtare dhe përpjekjet e tij për të vendosur simpatizantët në pozicionet me ndikim brenda medias së kontrolluar nga shteti.

Në një intervistë për televizionin, më 29 nëntor të këtij viti, ai foli për dekretin e tij si një përpjekje për të “përmbushur kërkesat e publikut dhe për revolucionin”. Ai la të kuptohej se nuk ka asnjë arsye që të dyshohet mbi vendimet e tij, që kanë qenë në të mirë të Egjiptit.

Llogaritja e gabuar e Morsit – që kombinoi ai bashkë me Vëllazërinë më vonë – ishte se ai mendonte se të gjithë i kishin pranuar rezultatet e zgjedhjeve të Egjiptit, në mënyrën si vepruan Vëllezërit.

Me fjalë të tjera, ata i dhanë atij dhe partisë së tij një mandat për të drejtuar vendin duke pasur shumë pak në konsideratë ata që kundërshtuan.

Diskreditimi i Vëllazërisë kundrejt dhjetëra e mijëra njerëzve që u kthyen në protestë (ata që mbetën nga regjimi i fundit) dhe banditët e atjeshëm thjesht e përforcuan edhe më shumë Morsin me problemet politike të Egjiptit.

Është e lehtë të thuash sot se Morsi është “një Mubarak i ri”.

Që të dy, në të vërtetë, kanë të përbashkët botëkuptimin modern, që nuk ishte një shenjë e mirë për reformën politike nën regjimin e mëparshëm dhe nuk profetizon ndonjë fat të mirë për demokracinë në të ardhmen e Egjiptit.