Aktorja Angelina Jolie në intervistën e saj të fundit ka deklaruar se do të largohet nga kinematografia. Por mos u trembni, sepse do edhe disa vite të ndodh kjo gjë, pasi bukuroshja Jolie ka thënë se ajo do të lërë filmat kur fëmijët e saj të jenë në moshën e adoleshencës. Aktorja ka rritur 6 fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne. “Unë mendoj se duhet të punoj dhe menaxhoj fëmijët e mi kur ata të jenë në periudhën më delikate të jetës”, – u shpreh Angelina. “Unë e kam gëzuar dhe shijuar profesionin tim të aktrimit dhe besoj se kam marrë eksperiencat e duhura nga kjo fushë,madje do ta konsideroja veten me fat për këtë punë që kam bërë. Por kur kjo të ndodhi unë do të jem e lumtur në shtëpi me fëmijët e mi. Do të zgjohem në mëngjes si çdo mama dhe të bëhem pjesë e botës në mënyrën më të mirë”, – përfundoi ajo