Anxhela Martini beson se është një vajzë jo vetëm e bukur dhe e talentuar, por edhe shumë e mirë. Këtë mendim për veten modelja e famshme e ka ndarë me të gjithë miqtë e saj në Facebook, ku sipër një fotoje tepër të nxehtë ka shkruar: “Jam një vajzë e mirë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë, vetëm mund të përmirësohet”. Siç duket edhe njerëzit e njohur, të suksesshëm dhe seksi siç është Martini, kanë qejf t’ia përsërisin vetes se në fakt janë më të mirë, pavarësisht si i shohin njerëzit e shumtë nga jashtë. Supermodelja seksi Anxhela Martini nuk heziton të japë dhe këshillat e veta inkurajuese për femrat e lënduara në dashuri duke dhënë këndvështrimin e vet personal lidhur me këtë temë të ndjeshme. “Nëse je e frikësuar nga dashuria, atëherë dashuria do të frikësohet nga ti. Prandaj, dashuroni sikurse nuk jeni lënduar asnjëherë. Kthejeni dhimbjen në një eksperiencë pozitive. Mos e humbisni pasionin vetëm sepse jeni lënduar në të kaluarën…”, – pohoi ajo.