Arnold Schwarzenegger është rikthyer fuqishëm në karrierën kinematografike. Sipas “The Sun”, aktori i famshëm i filmave aksion ka nënshkruar një kontratë edhe për dy filma të tjerë “Terminator”, personazhin me anë të të cilit u bë i famshëm në të gjithë botën. 65-vjeçari ka interpretuar në tre filmat e parë të sagës (1984, 1991 dhe 2003), por u detyrua të tërhiqej nga filmi i katërt (Terminator Salvation), sepse kishte detyrën e guvernatorit të Kalifornisë. Vitin e kaluar ai e la këtë detyrë dhe duket se po rikuperon kohën e humbur tashmë. Viti 2013 do të jetë i mbushur me plot 6 filma të Schwarzenegger, duke përfshirë pjesën e dytë të filmit “Binjakët”. Përveç Terminatorit, Schwarzenegger do t’i rikthehet një tjetër personazhi të famshëm te tij: Konan Barbarit.