Sipas shkrimit më të ri në revistën “OK”, Robert Pattinson dhe Kristen Stewart kanë vendosur të martohen. Sigurisht që ky është një lajm që do të mirëpritet nga të gjithë fansat e aktorëve në të gjithë botën, një çift ky që mbetet gjithnjë në qendër të vëmendjes sidomos pas publikimit para disa javës së pjesës së fundit të sagës “Twilight”. Në numrin e ri të revistës “OK”, shkruhet se çifti, i cili javë më parë është ribashkuar, pas një kohe të ndarjes për shkak të tradhtisë së Kristenit me regjisorin Rupert Sanders, do të bëjnë një dasmë të madhe, e cila do të pasohet me një muaj të mjaltit në Kanada. “Robi ka një ide rreth një diamanti të zi në unazën e fejesës”, – ka thënë një burim. Mirëpo, çifti nuk do të kalojë Krishtlindjet së bashku, pasi të dy duan që të qetësojnë nervat në shoqëri të familjeve të tyre. “Mamaja e Robit ka dashur që ai të kalojë Krishtlindjet me ta dhe Robit i ka pëlqyer kjo ide, e cila është përkrahur edhe nga Kristen, e cila gjithashtu do të kalojë festat me familjen e saj”, – bën të ditur revista.