Mançester Tifozi që dëmtoi Ferdinandin, rrezikon “përjashtimin” nga stadiumet angleze

0
158

Policia e Mançesterit ka ngritur akuza ndaj 9 personave për incidentet në derbin Siti-Junajtid. Megjithatë, autoritetet nuk e kanë identifikuar ende personin që plagosi me monedhë Rio Ferdinandin në fund të ndeshjes. Dy prej këtyre personave akuzohen për kapërcimin e barrierave dhe pushtimin e fushës. “Të arrestosh 13 persona nga e gjithë kjo turmë dhe të akuzosh 9 është pozitive. Shumë shpejt përgjegjësit do të marrin ndëshkimin që meritojnë”, – u shpreh kryeinspektori Stiv Hauard. Mësohet se tifozi i Sitit, i cili vrapoi pas ndeshjes të godiste Ferdinandin, ka kërkuar ndjesë 24 orë pas takimit. Por, nëse do të shpallet fajtor, atëherë rrezikon të mos shkelë më kurrë në stadium. “Dua të kërkoj ndjesë për të gjithë personat e prekur nga gjesti im, përfshirë Rion. Jam i turpëruar përpara tifozëve të mi dhe të Junajtid dhe falënderoj portierin Hart që më pengoi t’i afrohesha”, – shkruante në një komunikatë 21-vjeçari Methju Skot. Por klubi i Sitit e ka pezulluar menjëherë tifozin e abonuar dhe hetimet pritet ta shpallin fajtor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency