Gjykata: Të konfiskohen pasuritë e Angelo Prudentinos

0
313

Sonja Caka

Vendimi, shpëtojnë nga konfiskimi kapitalet e palëve të treta që ishin shqiptarë. Pronat kalojnë në administrim të Ministrisë së Financave

 

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të konfiskohen pronat e Angelo Prudentinos, djalit të bosit të lsquo Sacra Corona Unita, i ekstraduar afro 2 vjet më parë nga Vlora drejt Italisë, për llogari të drejtësisë italiane. Gjyqtari Gurali Brahimllari pranoi dje pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e pasurisë së Angelo Prudetinos. Për Administrimin dhe përdorimin e këtyre pasurive, gjykata vendosi të ngarkohet znj. Daniela Baraku, administratore e Agjencisë për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, ndërsa për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohen zyrat përkatëse të Përmbarimit, sipas vendndodhjes së këtyre pasurive të konfiskuara. Të vetmet prona që shpëtuan nga konfiskimi, ose më mirë të vetmet kapitale, ishin ato që u përkisnin palëve shqiptare, konkretisht Leonard Bishaj, Ervis Gjeçaj dhe Gani Baku, për të cilët gjykata vendosi rrëzimin e kërkesave të organit të akuzës.

Çfarë konfiskohet nga pronat e Prudentinos dhe palëve të treta

Gjykata ka vendosur konfiskimin e plotë të aktivitetit të shoqërisë aksionare “Bet Plus”, kapitaleve dhe të gjitha të drejtave të kësaj shoqërie, si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme e të paluajtshme që zotëron kjo shoqëri në Shqipëri, shoqëri e cila është regjistruar me datë 3.12.2008, me numër NIPTI K82403005U, me datë themelimi 1.12.2008, me adresë në Tiranë, rruga e Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane, Pallati i Ri, kati i 3-të, me kapital fillestar 20.000.000 lekë, me objekt “Organizimin e lojërave të fatit sportive-baste sportive”. Gjithashtu, me anë të këtij vendimi, të paditurit Angelo Prudetino, i konfiskohen 900 aksione, 45% të kapitalit dhe 900.000 lekë kontribut në para. Ndërsa personit të tretë Ventigjar Kaçi i konfiskohen 100 aksione, 5% të kapitalit dhe 100.000 lekë kontribut në para. Gjithashtu, edhe personit të tretë Francesco Fornelli, i konfiskohen 900 aksione, 45% të kapitalit dhe 900.000 lekë kontribut në para. Nuk i ka kanë shpëtuar konfiskimit as aksionet e një tjetër personi të tretë, Giuseppe Palma, të cilit i konfiskohen 100 aksione, 5% të kapitalit dhe 100.000 lekë kontribut në para.

Konfiskimi i shoqërisë “Casino Italia”

Në vendimin e tij, gjyqtari Brahimllari ka vendosur që konfiskimit të mos i shpëtojë as shoqëria aksionare “Casino Italia”, në masën 50% të aktivitet të saj, tërësisht pjesa që i takon të paditurit Angjelo Prudentino, 50% të kapitaleve dhe 5.000.000 lekë si kontribut në para, si dhe 50% të pasurive e luajtshme e të paluajtshme që zotëron kjo shoqëri në Shqipëri, shoqëri e cila është regjistruar me datë 26.2.2010, me numër NIPTI L06426201B, me datë themelimi 11.2.2010, me adresë në Vlorë, lagjja “Uji i Ftohtë”, rruga “Uji i Ftohtë” (pranë Bar-Restorant Cavaleros), me kapital fillestar 10.000.000 lekë. Objekti i kësaj shoqërie është “Administrimi i agjencive për mbledhjen dhe transmetimin e të dhënave me ndihmën e sistemeve informatike dhe të telekomunikacionit, të lidhura ngushtë me prenotimet dhe kontabilizimin të lojërave me ngjarje sportive dhe josportive, subjekte të monopolit të shtetit shqiptar apo të institucioneve të tjera publike shqiptare, të autorizuara për t’u regjistruar në Shqipëri në bazë të ligjeve në fuqi dhe të atyre që do të dalin në të ardhmen në këtë fushë. Administrimin e agjencive për baste të çdo lloji e tipi. Administrimin e lotarive të çastit me çmime dhe lotari fati të mundshme të çdo lloji e tipi. Regjistrim i ngjarjeve sportive në bazë të dispozitave që rregullojnë marrjen e licencave dhe autorizimeve në këtë fushë. Hapjen e sallave sportive në formë live-administrimi i sallave për lojëra, kazino elektronike apo live me ndihmën e operatorit etj”.

Konfiskimi pjesërisht i “BETING SYSTEM ALBANIA”

Gjykata vendosi dhe konfiskimin pjesërisht të aktivitetit të shoqërisë aksionare “BETING SYSTEM ALBANIA”, vetëm për pjesën që i përket personit të tretë Giuseppe Palma në këtë shoqëri, konkretisht të 30% të aktivitetit, 30% të aksioneve, 30% të kapitalit, me vlere kontributi 6.000.000 lekë, shoqëri e cila është regjistruar me datë 26.2.2010, me numër NIPTI L06426201B, me datë themelimi 11.2.2010, me adresë në Vlorë, lagjja “Uji i Ftohte”, rruga “Uji i Ftohtë” (pranë bar-restorant Cavaleros), me kapital fillestar 10.000.000 lekë. Kjo shoqëri ka për objekt “Administrimin e agjencive për mbledhjen dhe transmetimin e të dhënave me ndihmën e sistemeve informatike dhe të telekomunikacionit, të lidhura ngushtë me prenotimet dhe kontabilizimin të lojërave me ngjarje sportive dhe josportive, subjekte të monopolit të shtetit shqiptar apo të institucioneve të tjera publike shqiptare, të autorizuara për t’u regjistruar në Shqipëri në bazë të ligjeve në fuqi dhe të atyre që do të dalin në të ardhmen në këtë fushë. Administrimin e agjencive për baste të çdo lloji e tipi. Administrimin e lotarive të çastit me çmime dhe lotari fati të mundshme të çdo lloji e tipi. Regjistrim i ngjarjeve sportive në bazë të dispozitave që rregullojnë marrjen e licencave dhe autorizimeve në këtë fushë. Hapjen e sallave sportive në formë live-administrimi i sallave për lojëra, kazino elektronike apo live me ndihmën e operatorit etj”.

Kush shpëton nga konfiskimi

Gjykata ka vendosur që të pushojë gjykimin për kërkesën për konfiskim në lidhje me 50% të kapitaleve dhe të drejtave, në shoqërinë aksionare “CASINO ITALIA, pjesa që i përket personit të tretë Leonard Bishaj, 50 aksione, me vlerë kontributi 5.000.000 lekë, pasi ishte vetë Prokuroria që kërkoi pushimin e gjykimit për këtë pjesë të kërkesës. Gjithashtu, gjykata vendosi të heqë masën e sekuestros mbi 50% të aktivitetit, 50% të aksioneve, 50% të kapitalit, me vlerë kontributi 5.000.000 lekë që i përkasin personit të tretë Leonard Bishaj në shoqërinë aksionare “CASINO ITALIA”, të vendosur me vendimin nr. 12 datë 7.10.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Detyrimet e palës së tretë, pas vendimit

Gjyqtari Brahimllari vendosi detyrimin ndaj personit të tretë Leonard Bishaj, apo personave që kanë në përdorim dhe administrim 50% të aktivitetit të shoqërisë aksionare “CASINO ITALIA”, kapitaleve, të gjitha të drejtave të kësaj shoqërie, si dhe 50% të pasurive të luajtshme e të paluajtshme që zotëron kjo shoqëri në Shqipëri, për të njoftuar, për një periudhë jo më pak se 5 vjet, në Policinë Tatimore, akte të zotërimit, blerjes ose pagesave të kryera, të pagesave të marra, detyrave profesionale, të administrimit ose kujdestarisë, si dhe akte apo kontrata të tjera, sipas llojit dhe vlerës së përcaktuar nga gjykata, në varësi të pasurisë dhe të të ardhurave të personit, por jo për një vlerë më të vogël se 2 milionë lekë. Njoftimet e parashikuara sa më sipër të bëhen brenda 10 ditëve nga përfundimi i aktit dhe, në çdo rast, brenda datës 31 janar të çdo viti, për aktet e kryera në vitin pararendës. “Në rast se personat e mësipërm nuk respektojë detyrimet e njoftimit, brenda afateve të përcaktuara sa më sipër, të konfiskohen tërësisht ose pjesërisht, sendet e fituara dhe pagesat e marra, për të cilat nuk është respektuar detyrimi i njoftimit” thuhet në vendimin përfundimtar të gjykatës së Krimeve të Rënda.

Rrëzohet kërkesa për konfiskimin e pjesëve që i përkasin Gjeçajt

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje të përjashtojë nga konfiskimi pjesët e aksioneve që i përkasin të paditurit Ervis Gjeçaj. Gjykata vendsoi të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për konfiskimin e pjesës që i përket të paditurit Ervis Gjeçaj, në shoqërinë aksionare “BETING SYSTEM ALBANIA, 50% të aktivitetit, 50% të aksioneve, 50% të kapitalit, me vlere kontributi 10.000.000 lekë”, si të pabazuar në prova e ligj. Gjithashtu, gjykata vendosi heqjen e masës së sekuestros mbi pjesën që i përket të paditurit Ervis Gjegjaj, në shoqërinë me vlere kontributi 10.000.000 lekë, të vendosur me Vendimin nr. 12 datë 7.10. aksionare “BETING SYSTEM ALBANIA, 50% të aktivitetit, 50% të aksioneve, 50% të kapitalit, 2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë. Në vendimin e tij, gjyqtari Brahimllari vendosi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda për konfiskimin e pasurive në shoqërinë aksionare “BETING SYSTEM ALBANIA”, në pjesën i përket Personit të Tretë Gani Baku, 20% të aktivitetit, 20% të aksioneve, 20% të kapitalit, me vlere kontributi 4.000.000 lekë, si të pabazuar në prova e ligj. Gjithashtu, vendosi heqjen e sekuestros në shoqërinë aksionare “BETING SYSTEM ALBANIA”, në pjesën i përket personit të tretë Gani Baku mbi 20% të aktivitetit, 20% të aksioneve, 20% të kapitalit, me vlere kontributi 4.000.000 lekë që i përkasin personit të tretë Gani Baku, në shoqërinë aksionare “BETING SYSTEM ALBANIA”, të vendosur me vendimin nr. 12 datë 7.10.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.