Interpol Tirana Ekstradohen nga Italia dhe Greqia dy të kërkuar për vrasje dhe plagosje

0
171

Është sjellë nga Italia me pranga në duar shtetasi Hoseantonio Quni, pasi në vitin 2009 ka qëlluar me thikë shtetasin me inicialet E. V., duke e plagosur rëndë atë. Ndaj Qunit, gjykata e Tiranës ka vendosur masën e “Arrestit në burg” në mungesë për akuzën penale të “Vrasjes me dashje mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76, 25 dhe 22 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Nga hetimet e kryera rezulton se në datën 13 shtator 2008 shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me A. T. kanë plagosur më thikë shtetasin E. V. tek restorant “Guva e qetë” Tiranë. Pas kryerjes së krimit, Quni është larguar nga vendi i ngjarjes dhe duke mundur të gjejë strehim në Firence të Italisë. Ndërkohë që arrestimi i tij u bë në vitin 2011. Po ditën e djeshme, nga policia helene është dorëzuar në doganën e Kapshticës, shtetasi i dënuar me 20 vite burg për akuzën e vrasjes së dy komisionerëve zgjedhorë, ngjarje kjo që është regjistruar në vitin 1997. Krimi ka ndodhur në qendrën e votimit të Leskovikut ku Dervishi ka vrarë me armë zjarri me paramendim, shtetasit Ilirian Arapin dhe Nako Skupron. Dervishi iu dorëzua autoriteteve të burgut të sigurisë së Lartë në Tiranë, ku dhe do të vuajë dënimin e mbetur prej disa vitesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency