Studimi Të dhunuar në fëmijëri, 40 për qind e të rinjve, alkool dhe duhan

0
156

Duhani, alkooli dhe droga konsumohen më shumë nga ata të rinj që kanë pasur përvoja negative gjatë fëmijërisë. Madje, ata janë më të prirë të ushtrojnë dhe të jenë viktima të dhunës fizike, ndërsa kanë tendenca të kryejnë marrëdhënie seksuale në një moshë të hershme. Përfundimet janë publikuar në një raport të Institutit të Shëndetit Publik, mbi prevalencën e përvojave negative gjatë fëmijërisë tek të rinjtë shqiptarë. Nga 1500 të anketuar, 14 për qind thanë se kanë pasur mbi katër përvoja negative. Mbi 40 për qind e tyre janë ndeshur me dhunë fizike dhe me dhunë seksuale 6 për qind e të anketuarve. “27.6 për qind e studentëve referuar, që gjatë 18 viteve të para të jetës nuk kishin asnjë eksperiencë negative, pra asnjë formë dhune të ushtruar ndaj tyre. Dhe 14.1 për qind e tyre referuan se kishin më shumë se sa 4 gjatë gjithë jetës së tyre. Pra, jo vetëm një formë abuzimi, por disa forma abuzimi. Kur studentët referonin se kishin më shumë se sa 4 eksperienca negative gjatë jetës së tyre, gjasa për të pasur sjellje të rrezikshme siç është duhanpirja, alkooli, përdorimi i drogës ishin shumë herë më të larta”, – tha Gentiana Qirjako, bashkautorë e studimit. Rezultatet e anketimit dëshmojnë se 28 për qind e këtyre të rinjve konsumojnë duhan, 15 për qind alkool dhe 20 për qind kanë kryer marrëdhënie seksuale në moshë fare të hershme. Tetë për qind e femrave raportuan të paktën një episod shtatzënie të padëshirueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency