Nirvana së bashku në koncertin për bamirësi

0
159

Pjesëtarët e mbetur të grupit Nirvana do të luajnë për herë të parë së bashku pas 20 vitesh, në një koncert bamirësie për viktimat e uraganit “Sandy” që goditi Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara në fillim të muajit të kaluar. Bandës së famshme u mungon Kurt Cobain, që u vetëvra në vitin 1994, ndaj për të zëvendësuar atë është zgjedhur Paul McCartney. Ish-i i Beatles, këngëtari i Foo Fighters, Dave Grohl, dhe basisti Krist Novoselic kanë punuar fshehurazi në një studio muzikore në Nju Jork ditët e fundit për t’u përgatitur për koncertin e tyre. “Unë as që e kisha idenë se kush ishin ata, – tregon McCartney. – Ata po thoshin se sa bukur ishte të riktheheshin sërish duke punuar së bashku. Unë u çudita dhe u thashë: ‘Ju nuk keni luajtur muzikë së bashku për gjithë këto vite?!’ Dhe dikush më tha: ‘Kjo është Nirvana dhe ti je Kurt’. S’mund ta besoja këtë”, – deklaroi McCartney. Në koncert kënduan këngëtarët më të famshëm, ndër të tjerët edhe grupi legjendar Rolling Stones.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency