PS: Probleme në disa njësi bashkiake, bashkia: Sulmet politike s’ofrojnë zgjidhje

0
181

Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni gjatë një deklarate për shtyp bëri një pasqyrë të detajuar se çfarë po ndodh në njësitë e kryeqytetit ndërsa ka denoncuar fenomenin e papunësisë që sipas saj po njeh rritje në kryeqytet. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Bashkia e Tiranës që i ka bërë thirrje PS të heqë dorë nga sulmet por të bashkëpunojë për zgjidhjen e problemeve. Sipas Gjermenit, PS kërkon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik mbi disa probleme tepër shqetësuese, të cilat po shfaqen gjithmonë e më alarmante. “Në Minibashkinë 9 në Tiranë, është hequr pagesa për invalidët për muajin Dhjetor, 868 invalidëve të punës, si edhe mbi 500 personave me aftësi të kufizuara (paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër), një detyrim shtetëror i sanksionuar me ligj. Në njësinë 7, banorët kanë më shumë se tre ditë pa ujë, drita apo lidhje telefonike. Ky problem thuhet se vjen nga instalimet e reja të ujësjellësit në këtë zonë”, – tha Gjermeni.