Rishfaqet Evis Mula

0
195

Ka një zë të veçantë edhe kur këndon, por edhe kur prezantonte dikur. Sot ajo duket sikur në skenat shqiptare ka humbur, por këto ditë është shfaqur në mediat në Tiranë, është fjala për këngëtaren dhe prezantuesen Evis Mula.

Në fakt, mësohet se vajza ka dashur që karrierën e saj ta zhvillojë jashtë Shqipërisë, megjithëse është vetëm 24 vjeçe, ajo ka prekur edhe arenat e teatrove më të mëdhenj dhe me të lakmuar të botës. Por, e ëmbla Evis kurrë nuk harron pa i përmendur prindërit e saj, të cilët janë artistë të njohur të muzikës shqiptare dhe se ajo ishte rritur me muzikën dhe më pas u kultivua mjaft mirë tek ajo.