Vlerësimi Ujkani është ndër të huajt më të mirë të Serisë A

0
161

Vërtet Palermo nuk e ka nisur mirë këtë sezon të Serisë A, por nëse nuk do të kishin Samir Ujkanin në portë, gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq. Portieri i kombëtares shqiptare ka marrë vlerësime fantastike, mbi të gjitha në ndeshjet kundër Juventusit dhe Interit, dhe përgëzimet nga media, por edhe nga kolegë e ish-kolegë, si për shembull Xhenaro Iexo, nuk i kanë munguar. Ish-portieri titullar i Napolit thur elozhe për “ujkun” Ujkani: “Duke parë paraqitjet e tij në këtë sezon, por edhe në vitet e fundit në Itali, Samiri është pa dyshim një nga gardianët më të mirë të huaj të këtij viti. Por forma e tij do vijë gjithmonë e duke u përmirësuar dhe kam bindjen se Palermo e ka të sigurt portën për shumë vite me radhë. Karakteristika që më pëlqen më shumë tek Ujkani? Ai është një portier kurajoz, një nga ata që nuk ka frikë të përballet dhe nuk tërhiqet kurrë prapa. Nëse do vazhdojë të fitojë besim, por mbi të gjitha të mbështetet fort edhe nga klubi dhe trajneri i tij, Ujkani do të jetë shpejt një superportier”. Mbrëmë në darkë skuadra e Palermos arriti që të marrë një barazim të artë në Friuli përballë Udinezes që barazoi shifrat vetëm në minutën e fundit me anë të Antonio di Natales.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency