2.8 miliardë lekë buxheti i bashkisë. Punësim dhe investime në çdo cep të Tiranës

0
167

Driçim Çaka

Rritja e cilësisë së jetës, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e konsumatorit do të jenë synimet e buxhetit 2013


Ndërtimi i rrugëve të reja, rikonstruktim i dhjetëra rrugëve të tjera, punësim dhe rritja e cilësisë së jetës do të jenë fjalët kryesore të buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Me investime që do të kapin vlerën 2.801.082.000 miliardë lekë, do të bëhet e mundur mbajtja e premtimeve të kryetarit Lulzim Basha për një fytyrë të re për kryeqytetin. Përveç investimeve në infrastrukturë, një rëndësi e veçantë i jepet punësimit, ku priten të hapen qindra vende të reja pune. Në qendër të angazhimit, politikave dhe projekteve të bashkisë për këtë 3-vjeçar është rritja e cilësisë së jetës, punësimi dhe zhvillimi ekonomik. Krahas investimeve në infrastrukturë, buxheti afatmesëm 2013-2015 parashikon politika të krijimit të një klime më të mirë e më të favorshme për biznesin, ekonominë, në mënyrë që të japë sa më shumë mundësi për gjenerim të vendeve të punës dhe gjenerim mirëqenieje.

 

Ndërtimi i rrugëve

Investimet brenda këtij programi, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore në gjithë qytetin, do të përbëjnë 35% të buxhetit të investimeve të Bashkisë së Tiranës për periudhën 2013-2015. Ndërhyrjet do të sigurojnë:

-Rehabilitimin e 96 km (479,025 m2) të rrjetit rrugor urban kryesor, dytësor dhe lokal;

-Rikonstruksionin e 69 km (345,315m2) të rrjetit rrugor urban dytësor, lokal dhe rrugica;

-Ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 162 km (323,470 m2) trotuare në të gjithë rrjetin rrugor;

-Sistemim – asfaltime të 79,000 m2 të rrjetit rrugor;

-Mbjelljen e rreth 19.000 pemë në rrugët e reja;

-Ndërtimi i rreth 69 km rrjete inxhinierike (KUZ dhe KUB) në rrugët e reja;

-Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor sipas standardeve bashkëkohore për rreth 100 km rrugë.

-Do t’i jepet prioritet mjeteve te shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore.

-Do të ndërhyhet për të krijuar korsitë e dedikuara për biçikletat dhe bus;

-Do të përmirësohen kapacitetet e kryqëzime gjë që do të sjellë lehtësimin e menjëhershëm të lëvizjes -së njerëzve dhe mallrave nëpër nyjat e rrjetit rrugor.

-Rritja e sigurisë rrugore do të realizohet në disa nivele duke filluar plotësimin e rrugëve me sinjalistikë vertikale si dhe duke riorganizuar qarkullimin e trafikut nëpër blloqet e banimit.

-Do të vijojë zbatimi i projektit të sinjalistikës horizontale/vijëzimi në të gjithë qytetit.

 

Investimet

 

Investimet brenda këtij programi, të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë së jetesës nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës në blloqet e banimit do të përbëjnë 28% të buxhetit të investimeve të Bashkisë së Tiranës për periudhën 2013-2015. Ndërhyrjet do të sigurojnë:

-Rehabilitimin dhe rikonstruksionin e 73.2 km rrugë nëpër blloqe banimi;

-Ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 128,250 m2 sipërfaqe të gjelbra dhe ambiente çlodhëse;

-Ndërtimin e 10 këndeve të reja sportive;

-Krijimin e rreth 10,000 m2 hapësira për parking;

-Shtimin e sipërfaqeve të varrezave publike me 2 ha.

-Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza me gjatësi 3.5 km

-Mbjelljen e rreth 5.640 pemëve të reja;

-Ndërtimin e rreth 65 km rrjete inxhinierike (KUZ dhe KUB)

-Sigurimin e një ndriçimi sipas standardeve bashkëkohore për rreth 300 ha blloqe banimi.

 

 

Investimet në arsim

 

Investimet brenda këtij programi, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës arsimore si dhe ambienteve ndihmëse e rekreative në të gjitha objektet arsimore, do të përbëjnë 27% të buxhetit të investimeve të Bashkisë së Tiranës për periudhën 2013-2015. Ndërhyrjet do të sigurojnë:

-Rikonstruksioni i 4 kopshteve

-Ndërtimi i 5 kopshteve te rinj (kopsht i integruar)

-Rikonstruksioni i 14 shkollave 9-vjeçare

-Ndërtimi i 3 shkollave tё reja 9-vjeçare

-Rikonstruksioni i 2 shkollave të mesme

-Ndërtimi i 2 shkollave të mesme tё reja

-Rikonstruksion i shkollës speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara;

-Ndërtimi i 4 palestrave tё reja dhe rikonstruksioni 2420 m2 palestra ekzistuese;

-Shtimi i 34 laboratorëve tё rinj;

-Sistemimi, rikonstruksioni apo riformulimi si dhe gjelbërimi i 52,347 m2 sipёrfaqe oborri tё shkollave te mesme dhe 9-vjeçare dhe 5,892m2 sipёrfaqe tё territoreve tё kopshteve

-Instalimi i sistemit të ngrohjes ne 11 objekte qe do të rikonstruktohen;

-Instalimi i sistemit të ngrohjes ne 11 objekte te reja qe do të ndërtohen;

-Vënien në funksionim të plotë dhe eficencë të sistemit të ngrohjes në 92% të objekteve arsimore.

 

Kujdesi social

Kujdesi social është gjithashtu një prioritet, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës së të gjitha çerdheve të qytetit, sipas standardeve bashkëkohore dhe legjislacionit në fuqi. Ndërhyrjet do të sigurojnë:

-Ndërtimi i 3 çerdheve tё reja;

-Rikonstruksioni i 5 çerdheve ekzistuese;

-Ndërtimi i 5 kopshte – çerdheve të integruara;

-Instalimi i sistemit të ngrohjes në një çerdhe ekzistuese dhe ne 11 çerdhe të reja

-Vënia në funksionim të plotë dhe eficencë të sistemit të ngrohjes në 100% të çerdheve;

– Shtimi i mjediseve të reja fizike në çerdhet e reja dhe të rikonstruktuara si: dhomat e klasave prindërore, dhoma e psikologut dhe e mjekut, të cilat mundësojnë rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar në çerdhe.

Projektet

-Rehabilitimi i sheshit “Skënderbej” (faza II);

-Zgjatimi i bulevardit kryesor dhe rehabilitimi i lumit Tiranës;

-Studim fizibiliteti për Terminalin Multimodal të Tiranës;

-Linja Kinostudio – Kombinat;

-Studimi i fizibilitetit për tramin për tri linjat kryesore.

 

 

Përfitojnë:

 

13 mijë e 632 nxёnёs tё shkollave 9-vjeçare

2 mijë e 177 nxёnёs të shkollave tё mesme

1 mijë e 251 fёmijё tё kopshteve

455 fëmijë, nga rikonstruksioni i çerdheve ekzistuese

800 fëmijë nga shtimi i objekteve të reja