Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare dhe me profesion murator është vënë në pranga nga policia e Xhenovas, pasi akuzohet për vrasjen e pronares së një argjendarie. Shqiptari me inicialet H.V është i dyshuari kryesor për vrasjen e Rina Marrone, 78 vjeçe, pronare e dyqanit të orave “Lazzarino” në rrugën Niella, e cila u vra këtë tetor me një të shtënë të vetme pistolete. Aktualisht, 35-vjeçari është i ndaluar nga Policia Gjyqësore, ndërsa nuk rezultonte me një masë arresti në mungesë apo person në kërkim. Ajo që e përfshin shqiptarin me iniciale H.V në këtë krim është një gjurmë dixhitale e gjetur në një gazetë e gjetur në ballkonin e dyqanit. Gjithashtu, janë edhe disa fotograma të dala nga kamerat e sigurisë të vendosura në rrugë, të cilët tregojnë një burrë që po largohet pas vrasjes. Sot pritet që 35-vjeçari të dalë para gjykatës për të njohur me akuzën, provat dhe caktimin e masës së sigurisë nga gjykata, për vlefshmërinë e ndalimit. Vrasja ka ndodhur në laboratorin e dyqanit, ndërsa Rita Marrone ka qenë duke punuar si gjithmonë e vetme, pas vdekjes së të shoqit 4 vite më parë. Policia gjeti në ballkon edhe orat e dorës për të cilat grabitësi kishte hyrë në dyqan, si dhe një gazetë, ku janë gjetur gjurmët e 35-vjeçarit.