Kinezja shkruan njëkohësisht me dy duar, në gjuhë të ndryshme

0
175

Kinezja Çeni Siuan mund të shkruajë me të dy duart: me njërën në gjuhën angleze e me tjetrën në gjuhën kineze. Këtë talent të jashtëzakonshëm e zbuloi derisa po përpiqej t’ia dilte mbanë me detyrat e shtëpisë. Shumica e atyre që shkruajnë me dorë të djathtë mezi ia dalin të nënshkruajnë me dorë të majtë, dhe, e kundërta, e tani, në kohën e smartfonëve e të kompjuterëve, disa pothuaj kanë harruar si mbahet lapsi. Kinezja Çen Siuan nuk ka të tilla probleme. Ajo jo vetëm shkruan njësoj me të dy duart, por këtë e bën edhe në gjuhë të ndryshme. Pa kurrfarë vështirësish shkruan në dy drejtimet e fascinuese është se asaj për këtë nuk i është dashur ndonjë ushtrim. Çen, emri i të cilës do të thotë “mendo tutje”, e zbuloi këtë dhunti derisa ndiqte shkollën e mesme në veri të Kinës duke u përpjekur kursente kohë për shkrimin e detyrave në anglisht. Ajo tani ka diplomuar në gjuhën angleze.