Meta: Statusi s’u mor prej kapriçove politike të një lidershipi

0
196

Florenc Drizari

Ilir Meta: Shqiptarët më 23 qershor do të vlerësojnë me votë kontribuuesit dhe bllokuesit e integrimit

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë takimit që zhvilloi në elektoratin e tij në Qarkun e Gjirokastrës, deklaroi se refuzimi i statusit të vendit kandidat erdhi për shkak të kapriçove politike të një lidershipi të dalë jashtë realitetit. Sipas tij, përfaqësues të një klase politike nuk ndoqën aspiratat e shqiptarëve për integrim në Bashkimin Evropian dhe u kapën pas interesave të ngushta elektorale. Në takimin e djeshëm me strukturat e LSI-së në Përmet dhe Tepelenë, Meta u shpreh optimist se LSI-ja pas 23 qershorit do të ketë një përfaqësi shumë më të fuqishme në Parlamentin e ardhshëm duke dhënë një rol shumë më të fuqishëm në qeverisjen e ardhshme. Gjata takimeve Ilir Meta ishte i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, dhe nga kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha. Fillimisht Meta u ndal në qytetin e Përmetit dhe më pas në Tepelenë. Në takimin e zhvilluar në Përmet, LSI-së iu shtuan edhe 200 anëtarë të rinj.

ILIR META

“Është momenti që klasa politike të ngrihet në nivelin e qytetarëve tanë, të mos bllokojë integrimin evropian të vendit për interesa të afërta elektorale. Shqiptarët do të dinë të vlerësojnë kontributin që jep gjithsecili për zhvillimin dhe progresin e vendit, do të dinë, edhe të ndëshkojnë pengesat që gjithsecili vendos në mënyrë të padrejtë ndaj vendit dhe gjithë qytetarëve tanë”, – tha kryetari i LSI-së. Sipas tij, “Shqipëria nuk e mori statusin e vendit kandidat për shkak të kokëfortësisë dhe kapriçove politike të një lidershipi vërtet jashtë realitet”. Kreu i kësaj force politike theksoi se destinacioni i Shqipërisë është anëtarësimi i saj në BE, dhe ky është një vullnet i shprehur qartë edhe nga të gjithë qytetarët e Tepelenës.

TAKIMI NË TEPELENË

Gjatë takimit që zhvilloi në qytetin e Tepelenës, Meta deklaroi se ngërçi politik është një ndihmë për ata që nuk kanë çfarë t’i ofrojnë qytetarëve. Ashtu siç bëri edhe në takimin e zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës, kreu i LSI-së foli edhe mbi debatet e fundit mbi nacionalizmin që ka përfshirë një pjesë të klasë politike shqiptare. “Patriotizmi tregohet me vepra dhe jo me fjalë. Sot kjo është sfida e Shqipërisë dhe e gjithë shqiptarëve që të miratojmë ligjet dhe t’i bëjmë më të mira, t’i zbatojmë ligjet në interes të qytetarëve, të përballojmë këtë situatë të vështirë ekonomike përmes bashkëpunimit dhe përmes ideve të reja, përmes hapjes së vendeve të punës, përmes bashkëpunimit të qeverisë qendrore me qeveritë vendore, bashkëpunimit me sipërmarrjen e lirë, dhe jo të krijojmë një konfliktuale tërësisht jashtë realitetit në të cilin ne jetojmë”, – tha Meta. Duke folur mbi procesin e votimit elektronik që u zhvillua në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LSI-së, Meta deklaroi se çështja e zgjedhjeve dhe standardit të tyre është çështje e vullnetit politik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency