Vetëvritet efektivi i policisë, dyshohet aksidentale

0
260

Korçë

Dornjel Milo, efektiv i trafiqeve në policinë e Korçës dhe djali i nënprefektit të Bilishtit. Vdekja brenda në automjet, në prani të shokëve

 

Një 33-vjeçar, efektiv i trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Korçës  është vetëvrarë me armën e shërbimit, duke shokuar dhe tronditur miqtë e tij me të cilët ndodhej në automjet. Dornjel Milo, efektiv policie dhe i njohur në Bilisht pasi ishte djali i nënprefektit, e ka kryer aktiv vetëvrasës në prani të shokëve të tij, vetëm disa minuta pas daljes nga lokali ku për disa orë kishte qëndruar në shoqërinë e tyre. Familjarët e tij, por edhe miqtë pretendojnë për një vrasje aksidentale për shkak të gjendjes së dehur, duke hedhur poshtë vetëvrasjen për ndonjë shkak apo motiv të caktuar. Policia është duke hetuar këtë ngjarje, ndërsa në pyetje për disa orë janë marrë edhe personat që ndodheshin nën shoqërinë e të riut, efektiv i trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Korçës.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Bilishtit, ku 33-vjeçari  Milo është vetëvrarë me armën e shërbimin në automjetin e tij dhe në prani edhe të disa miqve të cilët e shoqëronin në momentin fatal. Edhe pse miqtë e tij janë përpjekur t`i japin ndihmën e parë, 30-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mësohet se efektivi i policisë përpara se të vetëvritej kishte pirë në një lokal së bashku me miqtë e tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia, ku 33-vjeçari Milo ka qëlluar veten me armën e shërbimit aksidentalisht dhe nën efektin e alkoolit. Mësohet se Dornjel Milo është  djali i nënprefektit të Korçës, Ilo Milo. Ndërkohe policia po heton për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes së rëndë.

Hetimi

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e rëndë, mbi të gjithë edhe për faktin se i vdekur kishte mbetur një koleg i tyre, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë një grup hetimor për zbardhjen e saj. Në pyetje janë marrë miqtë e 33-vjeçarit, të cilët kanë qenë me të në automjet në momentin e kryerjes së aktit fatal, dëshmitarët që kanë parë ata për disa orë duke ndenjur në shoqërinë e njëri-tjetrit në lokal, si dhe është bërë ekspertiza mjeko-ligjore dhe balistike nga ekspertët përkatës. Të dhënat paraprake flasin për një vrasje nga pakujdesia dhe e kryer nën efektin e alkoolit nga i riu, çka mësohet të jetë dëshmuar edhe nga miqtë e tij, me të cilët kishte ndenjur për disa orë dhe më pas gjendej në të njëjtën makinë. Grupi hetimor ende po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Reagimi

Pas marrjes së lajmit të vdekjes së njeriut të tyre të familjes, kanë reaguar familjarët e 33-vjeçarit, të cilët kanë hedhur poshtë versionin e vetëvrasjes së djalit të tyre për shkak të depresionit apo të ndonjë arsyeje tjetër. Sipas tyre, nga sa kishin mësuar edhe nga kolegët e djalit dhe grupi hetimor, vetëvrasja ka qenë nga pakujdesia, pra aksidentale dhe kjo edhe për shkak të konsumimit të alkoolit prej disa orësh në një nga lokalet e Korçës.

 

Familjarët e tij, por edhe miqtë pretendojnë për një vrasje aksidentale për shkak të gjendjes së dehur, duke hedhur poshtë vetëvrasjen për ndonjë shkak apo motiv të caktuar

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency