Shangai Shenhua ka konfirmuar se po bisedon me Nikolas Anelkanë për prishjen e kontratës. Francezi iu bashkua kinezëve nga Çelsi janarin e shkuar, ndërsa në verë e ndoqi edhe Drogba. Por dy ish-bomberat e Çelsit nuk i justifikuan miliardat që përfitojnë, pasi ekipi u rendit vetëm i 9-ti. Për 33-vjeçarin interesohen QPR-ja dhe Uest Hemi.