Nuk lejohet të takojë gruan, tenton të vetëvritet për herë të dytë

olsiOlsi Iljazi, që një javë më parë keqtrajtoi gruan e tij 4-muajshe shtatzënë ka tentuar të vrasë veten sërish, pasi këtë herë ka përplasur kokën në krevatin e spitalit. 34-vjeçari Iljazi këtë gjest e ka kryer kur bluzat e bardha dhe policia e Korçës, po e transportonin atë nga spitali në ambientet e burgut të Drenovës, pasi dy ditë më parë gjykata vendosi masën e “Arrestit në burg” për të. Gjatë kësaj kohe Olsi Iljazi ka kërkuar të takohet me bashkëshorten e tij, shtetasen Rudina Iljazi, e cila është e shtruar në të njëjtin pavijon. Mirëpo kërkesa për takim e gruan nuk është miratuar nga efektivat e policisë dhe bluzat e bardha të spitalit. Pas kësaj, 34-vjeçari ka kaluar sërish në gjendje depresive, duke filluar të përplasë kokën me forcë në hekurat e krevatit. Për shkak të goditjes me forcë, kanë ndërhyrë menjëherë efektivat e policisë që ndodheshin aty afër, të cilat kanë shmangur një tragjedi të mundshme në ambientet e spitalit. Kjo është tentativa e dytë për vetëvrasje e Olsi Iljazit, pasi të parët ai kërkoi ta realizojë në ambientet e paraburgimit në Korçë, një ditë pas arrestimit të tij për krimin e rëndë. Iljazi keqtrajtoi me dru gruan e tij katërmuajshe shtatzënë, pasi ajo ishte larguar nga banesa, për shkak të një zënke me vjehrrën e saj, për pluhurat e shtëpisë.

 

Thyen në besë kushëririn, e lyen me

Gjyqtari Tabaku, i pandehur në gjykatë

Kërko