Arrestohet në Tiranë, me armë në zbrez Herger Çitaku, person ky i shpallur në kërkim nga policia për një seri krimesh si plagosje dhe kanosje me armë zjari. Në momentin e arrestimit Çitaku, ka qënë duke lëvizur me makinë së bashku me djalin e Nehat Kullës, që njihet ndryshe me nofkën “Gjenerali”. Strukturat e policisë kanë bërë ndalimin e mjetetit dhe menjëherë kanë ushtruar një kontroll fizik ndaj dy të ndalurave. Pas kontrollit ka rezultuar se në brez shtetasi Herger Çitaku, mbante një pistoletë pa lejë, e cila ishte e paisur me plumba. 24-vjeçari lindur dhe banues në Babru është shpallur në kërkim muajin maj të 2012 pasi ka plagosur me armë zjari dy vllezërit Armando dhe Jetnor Gjypi, në zonën e njohur si “Kafja e Rremës”, për shkak të një mosmarrëveshje për një borgj të pakthyer.Çitaku ka qënë nën shoqërinë e dy vllezërve kur dhe ka ndodhur krimi, por për shkak të konfliktimit me grushta ai ka nxjerë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy vllezërve Gjypi. Ndërkohë që veç kësaj ngjarje Çitaku, është dënuar më parë edhe për një seri ngjarjes të tjera kriminale si vjedhje etj.