Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Drejtoria e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës, Policia Bashkiake e mbështetur dhe nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka parë nga afër edhe dje çmimet e produkteve të shportës dhe atyre të fruta-perimeve në tregjet e kryeqytetit, me qëllim parandalimin e abuzimit me to. Nga monitorimi i bërë në tregje, task-forca nuk ka konstatuar abuzime me çmimet. Bashkëngjitur, mund të gjeni çmimet mesatare të mallrave të shportës dhe të fruta-perimeve në tregjet kryesore të kryeqytetit dhe për çdo konstatim abuzimi me to, qytetarët janë të lutur të na kontaktojnë në numrin e telefonit 04 2274 774 si dhe në adresën e-mail-it: konsumatori@tirana.gov.al.