Gjermani Myleri, “bavarez” përjetë

0
171

tomasTomas Myleri ka rinovuar kontratën me Bajernin e Mynihut deri në 30 qershor të vitit 2017. “Myleri është një lojtar që ka dalë nga ekipet tona zinxhir dhe është një pedinë shumë e rëndësishme e skuadrës”, – u shpreh presidenti i Këshillit Drejtues të klubit bavarez, Karl-Hajnc Rumenige. “Jemi shumë të lumtur që kontrata që skadonte në vitin 2015 është zgjatur para kohe. Kjo është një provë që Tomasi identifikohet me Bajernin e Mynihut”, – shtoi Rumenige. 23-vjeçari ka nisur të luajë me grupmoshat e klubit më të madh në Gjermani kur ishte vetëm 11 vjeç. Në vitin 2008 debutoi me skuadrën e parë, ndërsa në sezonin 2009/2010 u bë titullar i Bajerni dhe kombëtares gjermane. Në sezonin aktual, Tomas Myleri ka shënuar 13 gola në 25 takime.