Kupa e Italisë Cana është i pafat, shënon autogol

0
173

lorikuLorik Cana ishte i pafat, teksa ka shënuar autogol në portën e vet, në ndeshjen e Kupës së Italisë, luajtur mes Lacios dhe Sienës. Ky moment e ka vënë shumë në vështirësi skuadrën kryeqytetase, që për pak do të eliminohej, teksa goli i barazimit, i shënuar nga Siani në minutat shtesë, ka rikthyer bardhekaltrit në lojë. Më pas, nga pika e bardhë e penalltive, Lacio ka arritur të triumfojë dhe të kualifikohet për më tej në këtë kompeticion. Kapiteni i kuqezinjve rikthehej të luante si titullar, por në rolin e një qendërmbrojtësi, si në kombëtare.