Zyrtare, nga sot procedurë e re për vizë drejt SHBA-së

0
153

Blerta Mrishaj

AMBASDAAmbasada bën thirrje që të tregohet kujdes gjatë plotësimit të formularit DS-160 që të vendosen të gjithë emrat e mbiemrat e përdorur, përfshirë edhe mbiemrin para martese. Përndryshe, do të kërkohet të caktohet një datë tjetër takimi

 

Procedurë e re për vizë emigruese dhe joemigruese drejt SHBA-së hyn në fuqi nga dita e sotme, ku zyrtarisht Ambasada Amerikane në Tiranë sqaron rrugën që duhet ndjekur për të marrë një vizë, ku mbi të gjitha sqarohet se do të jetë më pak e kushtueshme, pasi çdo shërbim do të bëhet në një pagesë.

Procedura

Nga sot ambasada sqaron se pasaporta do të kthehet nga Seksioni Konsullor nëpërmjet shёrbimit postar DHL, teksa dorёzimi i dokumenteve pёr nё Seksionin Konsullor do tё bёhet nёpёrmjet DHL-së. Në të njëjtën kohë duhet që aplikuesit tё vizitojnё faqen e internetit “http://albania.usvisa-info.com”, tё telefonojnё Qendrёn e Telefonatave nga Shqipёria nё numrin pa pagesё (+355) (0) 445 000 37 dhe nga Amerika nё numrin (703) 439-2349 ose tё lidhen nёpёrmjet “Skype”-it nёn emrin “usvisaalbania”. Sa i takon kthimit të pasaportës, aplikantёt do tё pёrfitojnё falas shёrbimin e dorёzimit tё pasaportёs nё njё nga zyrat e DHL-së, tё cilёn ata e zgjedhin online.

Dokumentet

Sipas procedurёs sё re, njё aplikant mundet qё duke qenё online, nё pak minuta tё paguajё tarifёn e vizёs, tё caktojё njё datё takimi, tё plotёsojё formularin pёr kthimin e pasaportёs nё njё nga zyrat e DHL pranё qendrёs sё tij tё banimit. Kёto shёrbime mund tё kryhen 24 orё tё ditёs nё komoditetin e tё qenurit nё shtёpi. Pastaj, gjithçka aplikantёt duhet tё bёjnё ёshtё tё paraqiten pёr intervistё. Nёse duhet tё dorёzohen dokumente nё ambasadё, kjo mund ta bёhet pa kosto shtesё duke u regjistruar pёr shёrbimin DHL online. Ndërkohë që nёse njё person dёshiron tё paguajё me para nё dorё, ai mund ta bёjё njё gjё tё tillё tek çdo degё e Bankёs Kombёtare Tregtare (BKT) nё Shqipёri. Por, para se tё paraqitet tek BKT, aplikanti duhet tё krijojё njё llogari online tek “http://albania.usvisa-info.com” dhe tё printojё njё kupon tё pagesës për vizën, tё cilin do ta paraqesё tek BKT. Pasi kryhet pagesa, aplikanti mund tё futet pёrsёri nё llogarinё e tij tek “http://albania.usvisa-info.com” dhe pёrfundojё caktimin e datёs sё takimit dhe tё plotёsimit tё dhёnave pёr dorёzimin e pasaportёs nё zyrёn e DHL-së pranё vendbanimit tё tij. Faqja e internetit “http://albania.usvisa-info.com” do tё jetё nё dispozicion duke filluar nga data 21 dhjetor 2012.

Vizat joemigruese, aplikimi

Ndërkohë që në procedurën që sqaron Ambasada Amerikane për aplikimin për vizë jo emigruese, duhet që fillimisht të plotësohet formulari online, i cili ndodhet nё faqen e internetit tё Ambasadёs Amerikane “http://tirana.usembassy.gov/formds160.html” dhe printohet vetёm fleta e konfirmimit me barkodin. Pasi tё jetё plotësuar formulari DS-160, interneti do tё udhёzojë që të printohet faqja e konfirmimit që mban kodin e aplikimit. Kjo faqe, sё bashku me njё fotografi, duhet të sillen në Ambasadën Amerikane në Tiranë kur aplikanti do të paraqitet për të aplikuar për vizën tuaj joemigrimi.

Kujdes!

Ambasada bënë thirrje që të tregohet kujdes gjatё plotёsimit tё formularit DS-160 qё tё vendosen tё gjithё emrat e mbiemrat e pёrdorur, pёrfshirё edhe mbiemrin para martese. Përndryshe, do tё kёrkohet tё caktohet njё datё tjetёr takimi.

Hapi i dytë

Pas plotësimit online të formularit, duhet që të krijohet njё llogari online nё “albania.usvisa-info.com”. Krjimi i llogarisë bëhet, edhe nga vetё aplikanti nё faqen e internetit “http://albania.usvisa-info.com”. Gjithashtu mund edhe nga operatori i Qendrёs sё Telefonatave, duke telefonuar nga Shqipёria nё numrin e telefonit pa pagesё (+355) (0) 445 000 37 pёr tё krijuar njё llogari, ose nёse telefonuesi ёshtё nga SHBA nё numrin (703) 439-2349. Si dhe duke pёrdorur falas shёrbimin “Skype” nё emrin “usvisaalbania”, aplikanti duhet tё regjistrohet edhe pёr shёrbimin postar DHL dhe adresёn se ku do t’i dorёzohet pasaporta me vizёn, nёse ai/ajo gjendet i/e kualifikueshёm pёr vizёn.

Hapi i tretë

Sa i takon hapit të tretë, duhet të kryhet pagesa, e cila bëhet përmes udhëzimit nё faqen e internetit “albania.usvisa-info.com” mbi tri Opsionet e Pagesёs dhe kryhet pagesa e vizёs. Pagesa mund tё kryhet 1) me para nё dorё tek Banka Kombёtare Tregtare, 2) online me kartё krediti nё faqen e internetit “http://albania.usvisa-info.com”, ose 3) online me kartё krediti, duke telefonuar nё numrin pa pagesё. Nёse zgjidhet tё paguhet me para nё dorё, aplikantit do t’i duhet tё plotёsojё e printojё nga faqja e mёsipёrme e internetit kuponin e pagesës për vizën, tё cilin do ta dorёzojё tek Banka Kombёtare Tregtare.

Kujdes!

Edhe në këtë pikë ambasada sqaron se nёse aplikanti zgjedh tё paguajё me para nё dorё, do t’i duhet tё presё 48 orё para se sistemi ta lejojё tё caktojё njё datё takimi.

Hapi i katërt

Ndërkohë që hapi i katërt duhet që të caktohet data e intervistёs nga aplikanti nё “http://albania.usvisa-info.com”, duke hyrё tek llogaria e tij dhe duke vendosur numrin e faturёs sё pagesёs sё vizёs, ose duke telefonuar Qendrёn e Telefonatave dhe duke i dhёnё numrin e faturёs sё pagesёs sё vizёs pёr tё caktuar njё datё takimi.

Hapi i pestë

Nё faqen e internetit tё Ambasadёs Amerikane “http://albanian.tirana.usembassy.gov/appt_docs.html” renditen dokumentet e kёrkuara nё ditёn e intervistёs. Pёrveç dokumenteve qё aplikanti dёshiron tё paraqesё, ai duhet tё sjellё pasaportёn aktuale, si dhe tё gjitha pasaportat e skaduara, fletёn e konfirmimit tё formularit DS-160, dhe fletёn e datёs sё takimit. Ndërsa në rastet Kur Tarifa e Aplikimit ёshtё paguar para datёs 19 dhjetor nё rast se aplikanti e ka paguar tarifёn e aplikimit pёr Vizё Jo-emigrimi nё Bankёn Intesa SanPaolo pёrpara datёs 19 dhjetor 2012, dhe nuk ka mundur tё caktojё njё datё takimi, atёherё mund tё dёrgojё njё e-mail nё “TiranaUSConsulate@state.gov” duke kёrkuar njё datё takimi.