Fejohet Ryva Kajtazi

0
193

RYVA-FEJOHET-NE-DITEN-ME-FATKëngëtarja dhe aktorja, Ryva Kajtazi, i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me të dashurin e saj Fidan Rexhepi. Çifti është bashkë prej dy vjetësh, ndërsa këto ditë e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë. Ceremonia është organizuar me një aheng të vogël larg njerëzve dhe mediave, ku të pranishëm kanë qenë vetëm familjet e tyre. “Ata kanë qenë në lidhje për më shumë se dy vite, dhe në një ditë të thjeshtë, gjatë një bisede të dy kanë vendosur që menjëherë ditën e nesërme të fejohen, kështu duke mos organizuar asnjë ceremoni madhore, por vetëm familjet e tyre”, pohon një person i afërt.