METE: Si do të jetë strategjia e zhvillimit të biznesit në vitet që vijnë

0
198

Blendi Hasani

bozdoZv.ministri Bozdo prezanton draftin qeveritar në qytetin e Shkodrës

 

Konferenca prezantuese e draftit të zhvillimit të biznesit dhe investimeve për periudhën kohore 2013-2020, ka sjellë në qytetin e Shkodrës, zv.ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo, i cili i shoqëruar nga kryetari i Dhomës së Tregtisë së Shkodrës, Anton Leka dhe Bashkim Sykja, drejtor i Mbështetjes së Konkurrueshmërisë dhe Ekonomisë, zhvilluan një takim me përfaqësues të biznesit në rajonin e qarkut verior të Shkodrës.

Gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësues dhe specialistë të komunitetit të biznesit, në kuadrin e konsultimeve në publik me faktorë të ndryshëm të interesuar, zv.ministri Bozdo, theksoi se “është një takim i rëndësishëm për Ministrinë e Ekonomisë, veçanërisht për shkak të dokumentit që prezantohet në këtë konferencë, dokument i cili do të hedhë bazën sistematike të zhvillimit të ekonomisë së vendit për vitin 2013 deri në 2020”.
Bozdo nënvizoi se “ky dokument do të përbëjë platformën e reformave tona në mandatin tjetër qeverisës, por edhe më tutje me objektiv kryesor, kthimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar industrial. Baza e këtij dokumenti i cili është ndarë në katër pjesë kryesore, është rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë së vendit”.
Më pas, duke vënë në dukje treguesit pozitivë të vendit tonë gjatë periudhës së fundit, Bozdo shtoi se “Shqipëria, veçanërisht vitet e fundit ka pasur një performancë, një paraqitje mjaft pozitive. Eksportet janë trefishuar në krahasim me vitin 2005”. Dhe, kjo, sipas tij ka ndodhur në kushtet e një krize ekonomike globale, kur partnerët tanë tregtarë dhe dy vendet fqinjë, janë në vështirësi.
Investimet e huaja direkte janë rritur më shumë se 300 për qind, më saktësisht 320 për qind sipas të dhënave të fundit. Dhe, në janar-nëntor të vitit 2012, investimet e huaja direkte janë rritur 20 për qind në krahasim me janar-nëntor të vitit të shkuar. Eksportet në rang vendi, po për të njëjtën periudhë janë rritur afërsisht, dhjetë për qind”, – pohoi zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Bozdo. Strategjia e zhvillimit të biznesit dhe investimeve 2013-2020, përbën dokumentin bazë për evidentimin dhe zbatimin e politikave kombëtare për nxitjen e biznesit dhe investimeve për periudhën 2013-2020. Dokumenti është konceptuar si vazhdimësi dhe zgjerim i politikave të parashikuara për periudhën 2007- 2013 dhe është hartuar mbi bazën e gjetjeve të arritura si dhe pas një analize të detajuar të treguesve dhe nevojave të identifikuara përgjatë periudhës 2007 – 2013. Strategjia është në përputhje me dokumentet kryesore të Komisionit Evropian në fushën e nxitjes së biznesit dhe investimeve dhe si e tillë ka në fokus të saj edhe një nga prioritetet kryesore të BE-së për periudhën 2013-2020, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë.

 

Strategjia e zhvillimit të biznesit dhe investimeve 2013-2020, përbën dokumentin bazë për evidentimin dhe zbatimin e politikave kombëtare për nxitjen e biznesit dhe investimeve për periudhën 2013-2020. Dokumenti është konceptuar si vazhdimësi dhe zgjerim i politikave të parashikuara për periudhën 2007- 2013 dhe është hartuar mbi bazën e gjetjeve të arritura si dhe pas një analize të detajuar të treguesve dhe nevojave të identifikuara përgjatë periudhës 2007 – 2013.