Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila është në pritje të fëmijës së parë, iu është përgjigjur me kënaqësi pyetjeve të fëmijëve në emisionin “1001 pse”, ku ka folur për shtatzëninë dhe për planet e dasmës.Ajo ka treguar se bashkë me babanë e foshnjës , kanë vendosur të martohen kur fëmija të mbushë një vjet.Bukuroshja pritet të lindë djalë në muajin e ardhshëm, ndërsa pas tërheqjes nga muzika ajo është tërhequr edhe nga biznesi i veshjeve për shkak të shtatzënisë.