Një peshkatar në Skoci ka gjetur një shishe me një mesazh në të, e cila ishte hedhur nën mëshirën e fatit në oqean rreth 100 vjet më parë.
Peshkatari Endrju Lliper ka kapur shishen me rrjetën e tij, derisa peshkonte pranë Ishujve Shetland. Autoritetet kanë konfirmuar se shishja është njëra nga 1.890 shishet e shkencëtarëve detarë, të lëshuara më 1914, për të ndjekur rrymat në detin rreth Skocisë, raporton REL. Libri Botëror i Rekordeve “Guinness” ka thënë se gjetja e Lliperit thyen rekordin e mëparshëm me pesë vjet. Brenda shishes ndodhej mesazhi me premtimin për shpërblim me ‘sixpence’ të personit që e gjen, por monedha e vjetër britanike nuk ekziston më.