Horoskopi ditor, 26 dhjetor 2012

0
207

horoskopDashi 
Falë influencës mjaft pozitive të Venusit, do kaloni momente shumë të lumtura pranë atij që dashuroni. Rutuina do largohet sa hap e mbyll sytë. Në mbrëmje përgatiuni për një surprizë të madhe. Beqarët jo vetëm që do e pëlqejnë, por do bien edhe në dashuri me dikë që do njohin sot. Në sektorin financiar fati do jetë në anën tuaj. Përfitoni nga kjo mundësi e mirë.

Demi 

Ata që janë në çift do shkojnë shumë mirë me njeri-tjetrin dhe do tregohen mjaft tolerantë. Dita do jetë e favorshme. Hëna do i bëjë beqarët më kërkues dhe largpamës. Në një moment të caktuar sensualiteti dhe dëshira për të dashuruar do të zgjohen papritur. Ndikimi i Neptunit tek financat do jetë i dyzuar. Merrini gjerat më seriozisht që mos  të keni probleme të medha më vonë.

Binjakët

Ambienti për çiftet do jetë i favorshëm. Në vend që të krijoni një klime pasionante dhe të ndërtoni raporte me force, ju do të përforconi bashkëpunimin me partnerin. Beqarët do e shohin të ardhmen më me shumë optimizëm dhe do e gjykoni mirë atë që është më e mira për ju. Financat do të lulëzojnë dhe ju do keni përfitime të mëdha. Çdo gjë do shkojë ashtu si e kishit menduar!

Gaforrja

Do përjetoni momente shumë të lumtura në praninë e atij që dashuroni. Yjet iu premtojnë një klimë plot bashkëpunim. Nuk do keni shumë nevojë ta shprehni atë që ndieni sepse ajo do duket qartë. Planetet do bëhen bashkë edhe për të ndihmuar beqarët të kenë sukses në dashuri. Do keni takime! Falni ndikimit te Hënës me zor do iu bëni ballë shpenzimeve. Kujdes, sepse rrezikoni!

Luani

Ndjenjat në çift do jenë më të thella sot dhe më të sinqerta. Edhe pse zakonisht nuk shpreheni shume sot do veproni me delikatesë dhe do e bindni atë që keni në krah. Lidhjet që do krijojnë sot beqarët do jenë të vështira për t’u shkëputur. Mos bëni premtime që tani! Do bëni gjithçka që keni në dorë që financat të ruajnë ekuilibrin, madje do ulni shumë edhe shpenzimet e mëdha.

Virgjëresha

Për të gjithë ata që kanë tashmë një lidhje, Neptuni do bëjë të mundur thellimin e marrëdhënies dhe cilësinë e saj. Për shumë nga beqarët kjo ditë do jetë e shënuar. Do mund të krijoni një lidhje të fortë dhe jetëgjatë. Jeta juaj do të ndryshojë tërësisht! Edhe në planin financiar kjo e enjte do jetë e favorshme dhe do ketë përmirësime. Kujdesuni vetëm për shpenzimet e tepruara.

Peshorja

Do kaloni një ditë mjaft të lumtur sot në praninë e atij që keni në krah. Tregohuni më të gatshëm për gjithçka dhe do ia bëni zemrën mal partnerit. Edhe beqarët në përgjithësi do kenë fat. Venusi do iu ndihmojë të realizoni atë që iu do zemra. Plutoni do ndikojë negativisht tek financat. Ulni shpenzimet e mëdha dhe mos ndërmerrni operacione të mëdha financiare.

Akrepi

Jeta në çift do jetë e qetë dhe e kënaqshme. Ata që kanë pasur vështirësi do kenë mundësi të pajtohen dhe rregullojnë problemet. Beqarët, fale Venusit do shkëlqejnë dhe veshtirë se do kalojnë diku pa tërhequr vëmendjen. Do bëni hapa të mëtejshme në dashuri! Mos e lini veten të rrezoheni nga një problem financiar që mund t’iu dalë para. “Luftoni” dhe ulni sa me shumë shpenzimet.

Shigjetari

Çështjet e zemrës do kenë të gjitha mundësitë të rregullohen falë ndikimit pozitiv të Venusit. Më në fund do arrini ta fitoni tërësisht zemrën e atij që keni pranë. Ata që janë vetë do i gjejnë një kuptim jetës së tyre dhe gëzimi do iu pushtojë shpirtin. Falë ndikimit të Diellit në sektorin e parave do i rrisni të ardhurat por do harxhoni shumë. Kujdes, mos i kaloni limitet!

Bricjapi

Kujdes nga influencat e këqija gjatë kësaj dite. Nëse doni të ruani një klimë të qetë duhet të largoni sensin e kritikës dhe të tregoheni të kujdesshëm me ato që do thoni. Beqarët do kenë dëshirë të përfitojnë sa më shumë nga liria e tyre dhe nuk do duan të angazhohen me dikë. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme, por duhet të bëni kujdes nga impulsiviteti i tepruar.

Ujori

Nëse jeni në çift dhe keni një lidhje të fortë, do të dyfishohet pasioni ndërmjet jush dhe partnerit. Nëse lidhja juaj ka probleme atëherë duhet të luftoni shumë që t’i bëni ballë tradhtive. Klima për beqarët do jetë premtuese. Përfitoni sa më tepër që të kaloni një ditë sa më të bukur! Urani do iu bëjë të tregoheni të matur me financat dhe do iu ndihmojë të filloni një projekt të ri në punë.

Peshqit

Jeta juaj sentimentale nuk do jetë shumë e qetë për shkak të turbullirave planetare. Do keni aq shumë kërkesa saqe ai që keni në krah nuk do dije çfarë të bëjë më parë. Nga darka gjërat mund të ndryshojnë nëse ndryshoni sjellje. Për beqarët nuk do ketë asnjë të re. Të ardhurat financiare do të rriten. Do merrni iniciativa, do jeni të vendosur dhe do limitoni rreziqet. Ju lumtë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency