Superviti i Wagner-it, aq provokues

0
178

wangnerJubileu i 200-vjetorit të lindjes së gjeniut të muzikës

 

Sivjet organizohen shumë aktivitete në Gjermani me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Richard Wagner. Shumëkush mund të përjetojë veprat e kompozitorit: Wagner-i si figurë komplekse sa konvencionale, aq edhe provokuese. Festivali i Wagner-it në Bajrojt zhvillohet në verë dhe kjo do të thotë, festival me bileta krejt të shitura, tapet i kuq, dhe Kancelarja vetë personalisht mes të ftuarve. Në vjeshtë dhe në dimër nuk ka shumë aktivitete në Bajrojt. Për vizitë këto ditë kanë ardhur në Opera një çift turistësh dhe dy banorë të Bajrojtit. Njëra jeton prej 30 vjetësh në qytet dhe ka ardhur për herë të parë në Opera. Tjetra, që drejton guidën, Claudia Dollinger, punon këtu. Ajo tregon me krenari se mundi të gjente vitin e kaluar bileta për festivalin. “Për të marrë bileta, mu desh të ndiqja rrugën zyrtare, të prisja dhjetë vjet.” Dhe shton me shaka: “Ne themi gjithnjë, që ne banorët e Bajrojtit, jemi të fundit që marrim bileta”.

 

Bajrojt dhe dilema e biletave

Njëjtë si Claudia Dollinger aplikojnë për të marrë një nga 60 mijë biletat ithtarë të Wagner-it nga e gjithë bota. Aplikimi bëhet ose me letër me postë ose përmes internetit. Kush kërkon biletë, merr përgjigje vit pas viti, duke u zhvendosur gjithnjë përpara në listën e pritjes. Biletat kushtojnë nga 8 deri 280 euro. Për të shkurtuar kohën e pritjes në 6 deri 8 vjet, drejtuesit e Festivalit japin gjithnjë një kontigjent biletash për shoqatat dhe sponsorizuesit. “Vitin e kaluar 70 për qind e biletave mund të bliheshin”, thotë Dollinger.

Por Richard Wagner nuk është e thënë se duhet ndjekur vetëm në Bajrojt. Yjet e Wagner-it mund të shihen edhe në vende të tjera. Për shembull në Operën Semper të Drezdenit. Me pak fat, këtu mund të gjesh bileta për “Lohengrin” dhe mund të përjetosh drejtpërdrejtë dirigjentin e mrekullueshëm të Wagner-it, Christian Thielemann. Krah yjeve, do të ketë edhe tema që do të karakterizojnë vitin jubile. Një kapitull më vete për Wagner-in do të shkruajë Teatri në Rudolshtat: Në programin e këtij qyteti të vogël bën pjesë një melodramë mbi aferat e njohura të dashurisë së Wagner-it.

 

Wagner dhe gratë

Kompozitori ka qëndruar në këtë qytet në vitin 1834, si drejtor muzikor i një trupi teatror gati të falimentuar. Ai iu bashkëngjit këtij grupi, vetëm sepse kishte rënë në dashuri me aktoren e parë, Minna Planer, me të cilën u martua në vitin 1836. Martesa u rëndua më pas nga disa afera. Ajo u prish, kur Wagner-i u dashurua pas shkrimtares së martuar, Mathilde Wesendonck.

Mbi këtë marrëdhënie të papërmbushur me Mathilden, në Rudolshtat është duke u xhiruar melodrama “Ëndrra e dashurisë së përjetshme”, me këngë të Wesendonck-ut, në të cilat Wagner-i kompozoi muzikën për poezitë e muzës së tij, tekstet janë marrë nga ditarët dhe letrat e të dyve dhe nga pjesë operash.

Një nga operat më të preferuara të Wagner-it do të luhet në një vend autentik, në Ajzenah. Në sallën e Vartburgut duket sikur ndodhesh në mes të botës së imagjinatës së Wagner-it, kur luhen semikoncertante të shfaqjes “Tanojzeri (Tanhäuser) dhe gara e trubadurëve në Vartburgut”. Wagner-i ka qenë disa herë në Vartburg. Këtu sipas legjendës duhet të ketë lindur në Mesjetë gara mes trubadurëve. Në të kompozitori përpunoi si historinë e kësaj gare, ashtu edhe përshtypjet vizuale të tij nga kështjella Vartburgu, trashëgimi botërore e UNESCO-s, do të shfaqë në vitin 2013 tetë herë Tanojzer. Megjithëse të gjitha biletat janë shitur, mund të dërgohet një mail ose të merret në telefon për të futur emrin në listën e pritjes, thotë zyra e shtypit. Aktivitetin më të çuditshëm në këtë vit jubilar e organizon Lajpcigu. Në qytetin e lindjes së Wagner-it, zhvillohet çdo vit festivali i skenës gotike, takimi Wave-Gotik, i cili pritet të hapet sivjet në përmendoren e “Betejës së Popujve”, me “Parsifal”-in. Parsifali është shfaqur një herë këtu në vitin 1913. Monumenti “Beteja e Popujve” përkujton luftërat çliruese kundër Napoleonit, të cilat ishin në kulmin e tyre në vitin e lindjes së Wagner-it.