Vesa Luma në muajin mars do të festojë 20-vjetorin e karrierës së saj muzikore.
Kori i fëmijëve “Xixëllonjat” ishte skena ku Vesa shfaqi talentin e saj për muzikë. Kjo skenë ishte dera e suksesit të saj, sukses i cili e përcolli atë 20 vitet e ardhshme.
Në muajin mars të këtij viti, “Xixëllonjat” festojnë 20-vjetorin e themelimit dhe këngëtarja Luma është e ftuara speciale në këtë natë. Ngjitja në atë skenë po i ringjall emocione të papërshkrueshme këngëtares kosovare. Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur në faqen e sa zyrtare në Facebook. “Sapo mora një lajm të mrekullueshëm:)). Në mars do të organizohet 20-vjetori i korit të fëmijëve “Xixëllonjat”, atëherë ku unë shkela për herë të parë skenën falë mësueses të mrekullueshme të muzikës Drita Rudi. Mezi po pres. P.S. S’po më besohet që kam 20 vjet në skenë!!??”, – ka shkruar Vesa.