Abuzimi Vlorë, dy të rinj dehin minorenen, kryejnë seks me të

0
219

Elton Qyno

abuzimiPolicia arreston Jetmir Brahimajn dhe Klajdi Sakajn. Prindërit denoncuan në polici

 

Dy adoleshentë janë arrestuar, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdhunuar një shtetase 13-vjeçare. Autorët e këtij krimi të rëndë quhen Jetmir Brahimaj, 24 vjeç, dhe shoku i tij 19-vjeçari Klajdi Sakaj. Të dy këta persona kanë marrë në shtëpinë e njërit prej tyre 13-vjeçaren me inicialet K. Gj., të cilën, pasi e kanë dehur me alkool, kanë vendosur të kryejnë marrëdhënie seksuale me të, gjatë kohës kur ajo ishte e dehur dhe në gjendje gjumi. Ngjarja e rëndë është shënuar dy ditë më parë në qytetin e Vlorës, kur dy të rinjtë e kanë marrë komshien e tyre në banesë dhe më pas kanë filluar të pijnë alkool dhe të festojnë. Por, nuk ka zgjatur shumë dhe dy të rinjtë i kanë kërkuar 13-vjeçares që të kryente marrëdhënie seksuale dhe në gjendje të dehur mendohet se ajo ka pranuar. Sipas policisë së Vlorës, minorenia është mashtruar dhe ka rënë viktimë e abuzimit seksual nga dy personat që tashmë janë arrestuar nga policia e Vlorës.

Denoncimi në polici

Kanë qenë prindërit e minorenes K. Gj. ata që kanë denoncuar në policinë e Vlorës dy shtetasit Jetmir Brahimaj dhe Klajdi Sakaj. Sipas kallëzimit, vajza e tyre është kthyer në banesë në mbrëmje dhe ka qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Pasi ka qëndruar disa momente në shtëpi, prindërit kanë konstatuar se minorenia ka shfaqur veprime jo të zakonshme dhe menjëherë kanë filluar ta pyesin atë se çfarë i kishte ndodhur. Nisur nga kjo situatë, vogëlushja ka treguar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy persona në moshë më të madhe se ajo. Minorenia K. Gj. u ka treguar prindërve edhe emrat e dy personave që kishin abuzuar seksualisht me të dhe se pas kësaj ata i janë drejtuar policisë së Vlorës, ku kanë kryer denoncimin ndaj dy personave të lartpërmendur. Në prani të një psikologeje vajza 13-vjeçare është marrë në pyetje, ku ka treguar me detaje të gjithë skemën e abuzimit seksual me dy të rinjtë.

Alibia e të ndaluarve

Menjëherë pas kallëzimit, dy të arrestuarit kanë pretenduar se kishin kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren, duke qenë se edhe ajo kishte pranuar vetë. Sipas tyre, ata nuk e dinin se minorenia me inicialet K. Gj. ishte në moshë të vogël. Por, pavarësisht këtyre pretendimeve, ndaj dy personave të arrestuar strukturat e policisë së Vlorës kanë ngritur akuzën e “Kryerjes së marrëdhënies seksuale” me të mitura. Pritet që ditën e hënë dy të arrestuarit të dalin para Gjykatës së Vlorës, ku do të njihen me masën e sigurisë të arrestit në burg që do të kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë.

 

 

 Vdekja e Denis Almadhit

të afërmit takojnë Llallën

Familjarët e 11-vjeçarit Denis Almadhi, i cili humbi jetën në nëntor të vitit të kaluar gjatë një operacioni në kapakët e syrit, u pritën mesditën e së enjtes nga prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Në takimin që zgjati për gati 15 minuta, familjarët e 11-vjeçarit shprehën shqetësimin e tyre për hetimet, por edhe për përgjigjet e ekspertizës, njëra prej të cilave nuk mund të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore. Në dalje nga organi qendror i akuzës, të afërmit kërkuan që e vërteta të merret vesh, si një amanet për vogëlushin 11-vjeçar. “Të zbardhim të vërtetën e vdekjes së tij. Ky amanet tashmë jo që na troket çdo ditë, në shpirt e në ndërgjegje, po me sa shikojmë, troket çdo ditë te shokët e klasës së tij, në jetën tonë, në ndërgjegjen e secilit që po merret me procesin e hetimit të Denisit, për zbardhjen e të vërtetës. Do të dëshironim që fatin e Denis Almadhit në Tiranë dhe Arsela Vladit në Durrës mos ta kenë më fëmijët e tjerë shqiptarë”, – tha Maliq Hasmuça, i afërm. Burime zyrtare në Prokurorinë e Përgjithshme thanë se kryeprokurori Llalla i ka siguruar të afërmit e 11-vjeçarit se hetimet do të vazhdojnë, në mënyrë që të zbardhet e gjithë ngjarja.