Dafina Zeqiri i ka shtuar edhe një tatuazh koleksionit të saj të tatuazheve të mëhershme. Këngëtarja kosovare duket se është e dhënë pas vizatimeve të trupit. Tatuazhi i radhës i Dafinës është më i veçanti që ajo ka bërë ndonjëherë. Dy shputa të këmbës janë vizatuar në dorën e saj dhe në një dorë tjetër. Edhe pse me shumë ngulm ajo mundohet ta mbajë gojën mbyllur sa i përket lidhjes së saj, fotot në rrjetin Twitter nuk mundet t’i ndalë. Dora tjetër, e cila e ka të njëjtin tatuazh si Dafina, thuhet se është e të dashurit të saj, Albinit, mirëpo të dy kanë qëndruar në heshtje për këtë gjë. Këto tatuazhe lënë të kuptohet se kjo lidhje mund të jetë me të vërtetë më seriozja deri më tani dhe me shumë domethënie për këngëtaren.