Aktorja që është në lidhje me aktorin Ashton Kutcher nuk do asgjë më tepër sesa të dalë për të blerë ushqim të freskët dhe i pëlqen shumë që të gatuajë ushqime nga vendlindja e saj, Ukraina, ku ajo ka qëndruar deri në moshën 7-vjeçare. “Me të vërtetë më pëlqen të gatuaj. Unë shkoj nëpër dyqanet e perimeve afër shtëpisë sime. Ato janë hapur deri në mesnatë që është koha ime e preferuar për të bërë pazar pasi në atë kohë nuk ka shumë njerëz dhe lirshëm mund të zgjedh artikujt. Kurse ditën tjetër e kaloj duke gatuar”, – tha Kunis. Ajo ka thënë se ushqimi i saj i preferuar është ai rus dhe se atë ushqim ka mësuar ta përgatisë nga nëna e saj. “Jam shumë e mirë në gatimin e ushqimit rus, sepse gjithçka e kam mësuar duke parë nënën time kur gatuante. Unë kam lindur në Ukrainë, ndërsa familja ime është shpërngulur në Los Anxhelos kur unë isha shtatë vjeçe”, – përfundoi aktorja.