“NYT” për Rita Orën

0
141

rita-ora_Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka zënë vend dy ditë më parë, në faqet e gazetës “The New York Times”. Në suplementin e së enjtes “Style” të kësaj gazete, është botuar një intervistë me Rita Orën, në të cilën ajo flet për albumin e saj të parë që pritet të dalë në Shtetet e Bashkuara e që në Britani është renditur në krye të klasifikimeve muzikore. Rita Ora flet edhe për projektet e saj të ardhshme, për modën dhe stilin e saj të veçantë.

Për herë të parë ajo zbulon jetën e saj private, flet për akuzat e Rob Kardashianit, si dhe për thashethemet për një lidhje të mundshme me Jay-Z, të cilën Rita e përgënjeshtron. Rita Ora përmend familjen e saj, që përbëhet nga i ati, Niku, nëna e saj Vera, motra më e madhe Elena dhe vëllai 15-vjeçar Don. Videoklipi i saj “Shine Ya Light”, i cili është xhiruar në Kosovë, ka arritur një shifër prej 5.6 milionë shikimesh në Youtube.