Trup si i Sonit

0
173

sonimalaj

Këngëtarja Soni Malaj i është rikthyer skenës muzikore shqiptare, si një nënë e re, pa ndryshuar shumë format e lakmuara trupore. Për paraqitjet e saj duket se Soni mundohet goxha shumë. Të paktën këtë tregojnë fotografitë e publikuara nga vetë këngëtarja në rrjetet sociale. Ajo shfaqet duke ngritur pesha në një palestër private. Pas dy vjetësh qëndrimi në Spanjë, ishte “X Factor” që bëri të mundur kthimin e Soni Malajt në atdhe. Këta muaj ajo po qëndron bashkë me familjen e saj në Tiranë, pasi është pjesë e jurisë së këtij spektakli. Jeta e këngëtares Soni Malaj ndryshoi, kur ajo u njoh me Mirkon, balerinin që e shoqëronte në vallëzimet e “Dancing With The Stars”. Ajo u dashurua, u fejua, u martua dhe u largua bashkë me Mirkon në një shtet tjetër. Ata vendosën të nisnin një jetë të re në Spanjë. Gjatë qëndrimit atje, Soni u shkëput nga aktiviteti i saj muzikor (ndonëse jo plotësisht, pasi ka sjellë klipe të reja) duke u përqendruar tek familja, pasi shpejt erdhi në jetë vajza e saj Ana.